Pranga Selami Hasanit, ishte dënuar me 25 vjet burg
Selami Hasani një ndër të shumëkërkuarit e drejtesisë Shqiptare, emri i të cilit ndodhet dhe në listën e Interpolit është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit nga forcat Speciale Renea. 43-vjeçari, i cili akuzohet për dy vrasje në Fier është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vjet burg. Prangosja e Hasanit u krye në banesën e tij nga forcat Renea, të cilët në bashkëpunim me strukturat e policisë së Qarkut Fier kishin mundësuar rrethimin e banesës së 43-vjeçarit.
Për këtë ngjarje ka reaguar sot edhe kryeministri Berisha, i cili tha se arrestimi i tij tregon edhe njëherë që policia shqiptare aplikon tolerancë zero ndaj krimit. Selami Hasani një ndër personat me rrezikshmëri të lartë kriminale u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vjet burg, për vrasjen e Julian Isufajt nipit të Arben Isufaj ose i njohur ndryshe si Ben Qimja.