Gjeneral Sander Lleshi do te jete keshilltari i Rames per ceshtjet e mbrojtjes
Gjenerali Sandër Lleshi do të jetë këshilltari i Edi Ramës për mbrojtjen, kur ky i fundit të marrë detyrën e kryeministrit. Njoftimi është bërë nga vetë Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Kryesocialisti shkruan se Lleshi ka pranuar kërkesën për ta këshilluar mbi çështjet e mbrojtes. Sipas Ramës, gjenerali është i edukuar në perëndim, njohës i mirë i historisë dhe bartës i modestisë intelektuale, zotërues i thellë i fushës jo vetëm nga librat po edhe nga rrugëtimi i një karriere të gjatë. Edi Rama shkruan se karriera ushtarake e general Lleshit u ndërpre brutalisht në pozicionin e zëvendës Shtabit të Përgjithshëm nga arroganca e injorancës së pushtetit në ikje.