Qendra “Fëmijët e tij” Adoleshenti zbardh detaje të abuzimeve
Autori i Lajmit: Redaksia
Një adoleshent shqiptar dëshmoi dje në Gjykatën e Tiranës abuzimet seksuale të kryera ndaj tij nga dy shtetas të huaj gjatë kohës së qëndrimit në jetimoren “Fëmijët e tij” në Tiranë. Burime nga gjykata bënë të ditur se Gazmend Berisha, i cili aktualisht është nën kujdestarinë e një shtetasi amerikan, është sjellë nga SHBA për të dhënë dëshminë e tij në Gjykatën e Tiranës kundër greko-britanikëve Dino Christodoulou dhe Robin James Arnold, të akuzuar për abuzime çnjerëzore seksuale me të paktën shtatë fëmijë shqiptarë jetimë, të mbajtur në jetimoren “Fëmijët e tij” në Tiranë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se kjo jetimore u ngrit nga shtetasi britanik David Braun, i cili strehoi rreth 15 fëmijë deri më 18 maj 2006, kur policia zbuloi abuzimet seksuale dhe vendosi mbylljen e qendrës. Braun u shpall fajtor dhe u dënua nga Gjykata nën akuzën se edhe ai kishte abuzuar me fëmijët. Më shumë se katër dëshmi nga fëmijë të tjerë janë dëgjuar deri më tani në Gjykatën e Tiranës në gjyqin e ndarë që po zhvillohet ndaj tyre. Fëmijët kanë shpjeguar veprimet abuzive të personave të akuzuar, që nga futja e tyre në shtrat deri tek kapja e organeve gjenitale me pinca dhe mjete të tjera. Dëshmitari i sotëm, Gazmend Berisha, i cili është marrë në kujdestari nga një shtetas amerikan, është sjellë për të dhënë deklarime si një nga të dëmtuarit e abuzimit në procesin gjyqësor që është hapur në Tiranë pas ekstradimit të Dino Christodoulou dhe Robin James Arnold nga Londra. Ata ishin ofruar tek jetimorja për të ndihmuar financiarisht veprimtarinë e saj, por më pas kishin fjetur aty bashkë me fëmijët, duke kryer veprime perverse ndaj tyre.
Dëshmitari Gazmend Berisha tregoi sot në Gjykatë me detaje veprimet e abuzimit seksual kryer ndaj tij kryesisht nga i pandehuri Robin Arnold. I dëmtuari dha detaje për mënyrën e abuzimit, kohën kur ka ndodhur si dhe veprimet konkrete të kryera ndaj të akuzuarit.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2009