“Mao është gjallë apo ka vdekur”, testi është Mehmet Shehu
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Hong-Kong, 7 maj 1966 – Nëse Bashkimi Sovjetik është “një gjëagjëzë e mbështjellë me një hije misteri brenda një enigme”, - ashtu siç e e quajti Uinston Çërçilli, Kina Komuniste është errësirë absolute. Dhe sekreti më i errët për Kinën e sotme është sekreti i Mao Ce Dunit, udhëheqësit të adhuruar të Pekinit. Si kurrë më parë, Kina momentalisht po dridhet nga kulti i personalitetit të Maos. Portreti i tij është vendosur kudo. Fjalët magjike për të gjëmojnë pa ndërprerje në radio dhe shtyp, në tubime masive dhe në këngët e fëmijëve të shkollave. Mendimet e tij të shenjta tani janë ndjellë dhe dishepujt e tij pohojnë se orizi rritet i gjatë dhe të sëmurët po shërohen. Por mes këtyre festimeve, një pyetje ngacmuese vazhdon të ngulmojë: “Ku është Mao Ce Duni? Apo e parashtruar më specifikisht nga sinologjistët këtu do të thuhej: “A ka vdekur Perëndia?”. Faktet këtu tregojnë se Mao nuk është shfaqur në publik apo të ketë folur që prej 26 nëntorit, kur ai shtrëngoi duart me delegacionin ushtarak kamboxhian që vizitoi Kinën. Associated Press raportoi nga Nju-Jorku javën e kaluar se një burrë, i cili refuzoi të identifikohej tha se Mao i kishte thënë lamtumirë ish-presidentit ganez, Kvame Nkruma, në aeroportin e Pekinit më 28 shkurt. Përveç disa deklaratave të dyshimta nga zyrtarë të parëndësishëm kinezë, që këmbëngulin se Maoja është mirë, shëndeti i udhëheqësit, vendndodhja dhe aktiviteti i tij është i paqartë prej më shumë se pesë muajsh. Mao është “zhdukur” edhe herë të tjera nga syri i opinionit. Në vitin 1930, edhe pse ai ishte një komunist i njohur dhe i rëndësishëm, agjencia sovjetike e lajmeve, “Inprecorr” dha lajmin e vdekjes së tij për shkak të tuberkulozit. Më herët në vitin 1959, Mao u zhduk për rreth tre muaj, me sa duket, për të gjetur arsyet se përse “Bisedimet e popullit” nuk po shkonin ashtu siç duhej. Por zhdukja e tanishme e Maos nga sytë e publikut është më e gjata në këto 17 vjet që kur ai mori pushtetin në Kinë. Në çdo diktaturë, një mungesë e gjatë e tiranit, nxit spekulimet që variojnë nga zërat imagjinarë deri tek supozimet e besueshme. Po të vlerësosh rastin e mungesës së Maos, analistët këtu duket se janë krejtësisht të ndarë në dy kampe: Ata që mendojnë se ai po fshihet ose ka vdekur, dhe ata që besojnë se Mao po punon me qetësi për shpalljen e një politike madhore. Në të dyja rastet, ekspertët bien dakord që mungesa aktuale e Maos është në fenomen i një domethënieje të rrallë. Edhe nëse Mao tashmë ka vdekur, apo nëse është duke përgatitur testamentin e tij të fundit, Kina po i afrohet një momenti shumë domethënës ndryshimi. Argumenti se shëndeti i Maos është dobësuar, ka një bazë të qëndrueshme, sepse udhëheqësi kinez është i moshuar dhe i pafuqishëm. Ai ka tymosur prej vitesh. Kur një grup francezësh darkuan me të 18 muaj më parë, Mao dridhej aq shumë sa i duhej ti mbështeste bërrylat në krahët e karrikes për të ndezur cigaret e tij. Një nga të ftuarit tha se ai kishte vënë re simptomat e sëmundjes së Parkinsonit. Këto ditët e fundit, thashethemet për shëndetin e Mao Ce Dunit janë përhapur kudo. Një lajm nga Hong-Kongu këtë mëngjes pohonte se ai kishte vdekur ditën e martë apo të mërkurën nga një infeksion në hundë. Ndërsa një lajm tjetër që erdhi po nga Hong-Kongu ditën e djeshme (me shumë mundësi kishte ardhur nga burime prokomuniste) pretendonte se Mao ishte në Lushan, një rezort veror në provincën e Kiangsit, dhe po rikuperohej nga “sëmundja e zemrës dhe tensioni i lartë”. Reagimi i ashpër për të tilla histori nga zëdhënësi i Pekinit ditën e hënë - “shpifje dashakeqe” – tha ai, sugjeroi për disa demonologjistë këtu se Pekini kishte diçka për të fshehur. Historianë lokalë kujtojnë se si në Kinën e lashtë, oborrtarët e fshehën vdekjen e Perandorit Çih Huang Ti, ndërsa ata përgatitën një testament fals për të vendosur emrin e njeriut që ata donin si pasardhës së tij. Ata që besojnë në shëndetin e dobët të Maos apo vdekjen e tij, e përforcuan akoma më tej besimin e tyre sot kur Sekretari i Partisë Komuniste, Ten Hsiao Pin, foli nga Shangai gjatë një tubimi për nder të delegacionit shqiptar që po vizitonte Kinën. Ten mendohet të jetë një nga figurat kryesore që mund të jetë reklamuar si pasardhës i Maos. Në dallim nga ata që mendojnë se Mao ka vdekur, shkolla e ekspertëve këtu thotë se ai është gjallë, më i shëndetshëm se kurrë dhe po punon fort, ndoshta në strehën e tij në Hangçou ose brenda Qytetit të Ndaluar të Pekinit. Këta specialistë parashtrojnë se problemet e Maos kanë qenë të shumta këto kohët e fundit dhe se ai thjesht është tërhequr nga sytë e njerëzve për ti luftuar ata. Mes problemeve të jashtme që kanë shqetësuar Kinën, janë pengesat diplomatike në Afrikë dhe Indonezi, lufta e vazhdueshme në Vietnam dhe lufta brenda bllokut me Bashkimin Sovjetik. Brenda vendit, Pekini po kërkon mënyra për të nisur planin e tij 5-vjeçar, që mendohej që të kishte nisur këtë vit. Ndoshta më shumë e rëndësishme tani për Maon, i cili me siguri e ndien fundin që afrohet, është se si koncepti i tij për ortodoksinë komuniste do të shkojë në të ardhmen. Në opinionin e shumë analistëve këtu, fushatat e tanishme në Kinë kundër intelektualëve që kanë devijuar nga kjo rrugë, e ndërthurur me shenjat paralajmëruese se zyrtarë të lartë të partisë mund të spastrohen, reflekton përpjekjen e Maos për të mbështetur fushatën e tij revolucionare. Po të kishte vdekur, - argumenton kjo tezë, - pasardhësit e tij do të përpiqeshin më shumë të rregullonin mbështetjen sesa të armiqësonin masat e popullit me dështimet ideologjike. Nëse Mao do të kishte vdekur, - vazhdojnë këta ekspertë, - Kryetari i Republikës, Liu Shao Çi, zor se do të kishte udhëtuar në Pakistan dhe Burma. Dhe nëse Maoja do të kishte vdekur, Kryeministri Çu En Lai nuk do të ishte në prag të vizitës së tij në Rumani. Përse atëherë, Mao nuk e shfaq fytyrën e tij apo të nxjerrë qoftë edhe një fjalë dhe ta ndalë këtë pështjellim? Për një gjë të paktën atij nuk i intereson fare nëse bota mendon se ai ka vdekur apo është gjallë. Për më tepër, ai mund të mos ketë asnjë arsye të vërtetë për tu shfaqur, përveç se të përshëndesë të ftuarit që i kushtojnë kohë. Megjithatë, duket e pamundur që ai të mospërfillë Kryeministrin Mehmet Shehu dhe delegacionin shqiptar që ndodhet në Kinë, duke mos u shfaqur për ti takuar ata qoftë edhe një herë gjatë vizitës së tyre. Prandaj, testi i vendndodhjes së Maos do të shfaqet në ditët në vazhdim, përpara se shqiptarët të largohen nga Kina.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2009