Gjeneralët Lala dhe Spahiu, debatojnë ashpër me prokurorët
22/02/2009 Prokurori i komunikon akuzën dhe tre të arrestuarve Pinarit, Delijorgjit dhe Minxollit
TIRANE- Tragjedia e rëndë Gërdecit vazhdon të çojë në Prokurorinë e Përgjithshme, ushtarakë dhe persona të tjerë që kanë shërbyer në administratën e Ministrisë së Mbrojtjes. Shkak për “vizitat” e tyre në organin e akuzës është bërë urdhri që ka lëshuar prokurori Sokol Stajani, i cili fton 28 të pandehurit e dosjes “Gërdeci” që të paraqiten në prokurori për t’u njohur me aktet dhe provat e akuzës si dhe njëkohësisht për të firmosur kërkesën për gjykim, e cila në ditët në vazhdim pritet të dërgohet në Gjykatën e Lartë. Pikërisht për këtë qëllim ditën e djeshme në Prokurori kanë shkuar të shoqëruar edhe me avokatët mbrojtës të pandehurit Agim Lala ish-zv/shef shtabi të përgjithshëm dhe i pandehuri tjetër Shpëtim Spahiu, ish-Komandant i Forcës së Bashkuar. Fillimisht në zyrën e prokurorit Sokol Stojani ka hyrë gjenerali Agim Lala (rreth orës 12:00). Nga burime pranë akuzës qendrore mësohet se ish-zv/shefi i shtabit ka debatuar ashpër me drejtuesin e grupit hetimor të çështjes “Gërdeci”. Gjatë debatit të kryer në zyrën e Stojanit, Lala ka kontestuar provat e administruara në ngarkim të tij nga Prokuroria e Përgjithshme. Por mësohet se gjenerali ka debatuar ashpër edhe për marrjen e tij si të pandehur, pasi sipas pretendimeve të Agim Lalës, ai ka zbatuar vetëm urdhrat dhe se gjatë ushtrimit të profesionit të tij, nuk ka kryer asnjë shkelje. Mirëpo tjetër realitet tregojnë dokumentet dhe urdhrat e sekuestruara nga organi i akuzës, ku në të cilat gjendet fajtor gjenerali Agim Lala. Ndërkohë që pas daljes së tij në zyrën e prokurorit Sokol Stojani, është paraqitur me avokatin Vladimir Meçe, ish-Komandanti i Forcës së Bashkuar, Shpëtim Spahiu. Mësohet se edhe ky i fundit ka kontestuar provat e Prokurorisë, kur përfaqësuesit e akuzës e kanë ballafaquar atë me urdhrat e lëshuar prej tij. Urdhrat e lëshuara nga Spahiu bëjnë fjalë për transportimin e municioneve në punishten e Gërdecit, e cila shpërtheu më 15 mars të vitit të kaluar. Ndërkaq që dje prokurorët e tragjedisë së Gërdecit kanë shkuar në ambientet e burgut 313, në të cilin i kanë komunikuar akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese, të më shumë se 2 personave dhe rrezikshmërinë e dhjetëra personave të tjerë, vepër penale e kryer në bashkëpunim.