Gjenerali Kleper para komisionit të senatit

Gjenerali në pension i Forcave Ajrore Reimond Kleper përdori një ton të ashpër gjatë përballjes së tij me Komisionin e Senatit për Zbulimin. Një veteran me përvojë 46 vjeçare në fushën e zbulimit, Kleper tha se agjencitë e zbulimit kanë nevojë për një udhëheqës më të rreptë dhe se ai synon të bëhet i tillë në postin e Drejtorit Kombëtar të Zbulimit, që njihet shkurtimisht DNI.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një senatori, gjenerali Clapper i cili sherben në postin e Nënsekretarit të Mbrojtjes për Zbulimin, tha se Drejtori Kombëtar i Zbulimit ka autoritet mbi drejtorin e CIA-s , një çështje kjo për të cilën kritikët thonë se mesa duket do të shkaktojë kritika ndaj Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA. Posti i Drejtorit Kombetar të Zbulimit u krijua në vitin 2004 si reagim ndaj sulmeve terroriste të vitit 2001 në Nju Jork dhe Uashington. Ideja ishte për të nxitur bashkëpunimin dhe ndarjen e informacioneve mes 16 agjencive që përbëjnë komunitetin amerikan të zbulimit.
Delina Bitraku < I mëparshmi