Gjenerali Marshall në detin Egje
Tani duhet të jetë e qartë edhe për mbikëqyrësit më mendjengushtë se ekonomia greke ka shumë nevojë për ndihmë. Papunësia është 16% dhe po vazhdon të rritet. Edhe pas një viti të shkurtimeve të shpenzimeve, deficiti buxhetor ende i tejkalon 10% të PBB-së. Banorët nuk paguajnë taksa. Sistemi i regjistrimit të pronës është komplet rrëmujë. Ka pak besim tek bankat dhe aq më pak në qeverinë e politikat e saj.
Qëkur ekonomia ka nevojë për ndihmë, ekziston një ide e re: Tani është koha e Bashkimit Europian të hartojë një Plan Marshall për Greqinë. Në vend që të grumbullojnë më shumë kredi mbi borxhin tashmë të paqëndrueshëm të vendit, BE-ja duhet të ofrojë një program shumëvjeçar të ndihmës së huaj. Qeveria greke dhe donatorët do të vendosin së bashku projektet që financohen. Këto mund të shkojnë nga ndërtimet e reja të energjisë diellore dhe objektet e gjenerimit të erës, në mënyrë që ta kthejnë Greqinë në një eksportuese të madhe të energjisë, për përmirësimin e porteve të saj, në mënyrë që ta kthejnë në një qendër tregtare për Mesdheun Lindor.
Ndihma e huaj dhe ekspertiza duhet të përdoren për të modernizuar regjistrimin e pasurive dhe sistemin e mbledhjes së taksave. Fondet duhet të përdoren për ri-kapitalizmin dhe për shlyerjen e disa borxheve. Ato duhet të ndihmojnë financat e qeverisë për të papunët, të varfrit dhe të moshuarit, të cilët janë ndër viktimat kryesore të krizës financiare.
BE-ja duhet ta mendojë këtë opsion, sepse për starterat ajo mbart më shumë se përgjegjësi të vogël për gjendjen e Greqisë. Kjo i ofron një mundësi një vendi me probleme të thella strukturore. Ai pastaj pranon Greqinë në bashkimin e tij monetar, me njohuri të plotë se llogaritë e saj fiskale nuk janë më me vlerë se sa letra mbi të cilën janë shkruar. Kjo duket kur bankat franceze e gjermane i krijojnë mundësi shthurjes së qeverisë greke.
Së dyti, strategjia aktuale, e cila përpiqet të nxjerrë gjak nga guri, nuk po funksionon. Ka limite për s shpejt një vend mund të pësojë reformë. Një shoqëri mund të durojë kaq shumë vuajtje e dhimbje përpara se të humbë besimin në sistemin e saj politik. Udhëheqësit e BE-së duhet ta pranojnë këtë realitet para se të jetë shumë vonë.
Së fundmi, historia sugjeron se një Plan Marshall për Greqinë mund të funksionojë. Kujtojmë gjendjen e vendeve europiane që kanë marrë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore. Ata kishin borxhe shumë të mëdha. Buxhetet e tyre ishin të zhytur thellë në deficit. Ata eksportonin pak. Të drejtat e pronave ishin të pasigurta. Mbështetja për qeveritë me të tilla probleme ishte mjaft e brishtë.
Plani Marshall, me financimin e investimeve strategjike, i ndihmoi përfituesit që të luftonin për eksportet e tyre. Ndihma e financimit për rindërtimin e ktheu Rotterdamin në një qendër tregtare për Europën Veriore. Ndihma e SHBA-së, nënshkroi importet e qymyrit dhe të investimeve në energjinë hidroelektrike, të nevojshme për të marrë përsëri drejtimin e industrisë. Në disa raste, si për shembull në Francë, fondet amerikane u përdorën për të shlyer një pjesë të borxhit të publikut.
Këto projekte nuk u diktuan as nga donatorët dhe as nga marrësit, por u vendosën në bashkëpunim. Për më tepër, marrësit duhet të përshtatnin fondet për çdo projekt.
Një kusht tjetër për të përfituar ndihmë ishte se qeveria duhet të ndiqte stabilizimin makroekonomik. Kjo tashëm ishte politikisht e mundur, sepse ndihma për arkat e publikut zvogëlonte uljen e shpenzimeve të nevojshme dhe vuajtjet që lidheshin me to. Mbështetja për qeveritë centriste që ndërmerrnin këto reforma ishte mjaft e fuqishme. Në të vërtetë, përkrahja politike për politikat e stabilizimit dhe reformat ndoshta ishte kontributi i vetëm më i rëndësishëm i Planit Marshall. Me këtë mbështetje, vendet përfituese mund të bënin pjesën tjetër. Europa mund të ecë përsëri me këmbët e veta.
Cinikët mes nesh – që do të thotë, ekonomistët - do të shqetësohen për precedentët e caktuar nga Plani Marshall për Greqinë, Ata do të na paralajmërojnë se vendet e BE-së si Portugalia do të refuzojnë të ndërmarrin më shumë reforma, shkurtime dhe shlyerje, vetëm nëse nuk marrin një bujari të ngjashme.
Ekonomistët janë të trajnuar për t’u shqetësuar rreth këtyre problemeve, të njohura si rreziqe morale, por lloji i kaosit shoqëror dhe diskreditimi ndërkombëtar që ka pësuar Greqia nuk konsiderohet për të ndërmarrë këtë rrugë. Ndërsa ekziston një rrezik moral, ekziston edhe rreziku i shkrirjes. Ekziston rreziku i një situate të vështirë ekonomike, sociale dhe politike në Greqi. Nëse kjo shkrirje nuk shmanget, ajo do të tërheqë pas vetes edhe pjesën tjetër të Europës.
Një Plan Marshall për Greqinë do t’u kërkojë udhëheqësve europianë të bëjnë të padëgjuarën: atyre do t’u duhet të udhëheqin. Kjo sigurisht, është ajo që bëri SHBA-ja pas Luftës së Dytë Botërore me Planin Marshall. Për europianët mund të jetë e dobishme ta kthejnë kokën pas, 60 vjet më parë, në një kohë kur vendeve të tyre u ndodhi një kolaps i ngjashëm dhe morën ndihmën që u nevojitej – ndihmë që i vuri ata në një pozicion të ngjashëm me atë të Greqisë sot.
Barry Eichengreen, profesor i Shkencave Politike dhe Ekonomike në Universitetin e Kalifornisë