Gjenerali Petraeus le Afganistanin per te drejtuar Agjencine Qendrore te Zbulimit

Gjenerali David Petraeus mori nje medalje nga presidenti afgan Hamid Karzai te henen ne diten e tij te fundit ne Kabul. Zoti Karzai dha medaljen te njejten dite qe mori pjese ne funeralin e nje prej keshilltareve te tij te larte Jan Mohammed Khan i cili u qellua per vdekje ne shtepine e tij ne kryeqytetin afgan te dielen nga dy rebele qe duket se jane derguar nga talebanet.
Ky ishte atentati i dyte i ketij lloji ne me pak se nje jave. Vellai i Hamid Karzait Ahmad Wali Karzai shef i keshillit provincial te Kandaharit njeriu me i fuqishem ne Afganistanin jugor u vra ne shtepine e tij nga nje roje sigurie. Ne te dyja rastet atentatoret u vrane nga forcat e sigurise.
Keto atentate sebashku me sulmin e muajit te kaluar ndaj hotelit Interkontinental ne Kabul ishin nje perpjekje nga talebanet per te treguar aftesite tyre luftarake. Gjate periudhes se komandes se gjeneralit Petraeus ne Afganistan pati nje mesymje te forcave te NATO-s qe paten sukses ne goditjen e talebaneve ne fushebeteje duke u hequr atyre kontrollin ndaj disa rajoneve.
Gjate ceremonise se ndryshimit te komandes te henen pasuesi i zotit Petraeus lejtnant gjenerali John Allen tha se ka ne plan te vazhdoje presionin ndaj talebaneve.
Qellimi im eshte te ruajme trysnine e kesaj fushate te cilen kemi ndermarre. Do te vazhdoj te mbeshtese ne cdo lloj menyre rekrutimin trajnimin pergatitjen dhe paisjen si dhe aftesimin e forcave kombetare afgane te sigurise.
Trajnimi i ushtrise afgane dhe forcave te sigurise eshte prioritet per misionin e udhehequr nga NATO nderkohe qe fillon terheqjen e forcave luftarake qe pritet te perfundoje deri ne vitin 2014. Kete jave disa zona distriktesh ku ka pak aktivitete te talebaneve ose ku arritjet e NATO-s e bejne te mundur tranzicionin po kalohen nen kontrollin e forcave afgane. Por anetarja e parlamentit afghan Fawza Koofi thote se shpreson se terheqja e trupave te vazhdoje ne baze te suksesit ne terren dhe jo nga presioni nderkombetar ndaj vendeve te NATO-s.
Tani komuniteti nderkombetar flasin per nje strategji daljeje nga Afganistani dhe po influencohen nga politikat e tyre te brendeshme perfshi krizen financiare. Duke perfshire ketu zgjedhjet qe po afrohen kryesisht ato ne Shtetet e Bashkuara. Nuk ka normative arritjesh. Nuk ka masa per te vrojtuar ato qe mund te ndodhin nga tani deri ne vitin 2014. Druhemi se me terheqjen e trupave pa e perfunduar kete lufte ashtu sic duhet dhe sjelljen e paqes se qendrueshme situata do te perkeqesohet.
Autoritetet afgane thone se po zhvillojne bisedime me elemente te caktuar talebane per te arritur nje zgjidhje politike ne luften 10 vjecare. Zyrtaret amerikan po e mbeshtesin procesin por kembengulin se duhet te udhehiqet nga afganet. Kjo eshte nje qasje e ngjashme me ate qe ndermori gjenerali Petraeus ne Irak per te cilen ai vleresohet se reduktoi dukshem nevelet e dhunes.