E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja denoncon burrin “vampir”!

Nga Express më 18 korrik 2011 në ora 16:42

Në Indi duhen të kenë parë shumë filma me vampirë.

Një rast i çuditshëm është raportuar nga ana e gazetës “Times of India”, që ka njoftuar për një ngjarje reale vampirësh.

Një 22-vjeçare, Deepa Ahirwar, i ka thënë gazetës se bashkëshorti i saj i ka pirë gjakun për tri vjet me radhë.

Ai i merrte gjak nëpërmjet një shiringe përditë dhe e pinte atë, duke pretenduar se ndihej më i fuqishëm.

Për 3 vjet me radhë, 22-vjeçarja ka duruar, ndërsa pas lindjes së fëmijës, duke qenë se ndihej e pafuqishme, ka vendosur të largohet dhe të kthehet tek prindërit e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›