E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubarak në komë?

Nga Express më 18 korrik 2011 në ora 18:30

Mbetet enigmë gjendja shëndetësore e ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak.

Sipas avokatit të tij, Mubarak është në gjendje kome, por spitali ndërkombëtar në Sharm el Sheikh e ka përgënjeshtruar lajmin nëpërmjet televizionit shtetëror.

Ndërkohë, më 3 gusht, ish-presidentin egjiptian e pret një proces gjyqësor, gjatë të cilit do t’u përgjigjet akuzave për abuzim me pushtetin dhe masakra mbi popullsinë.

Mediat lokale dhe ndërkombëtare dhe kanë ngritur shumë pikëpyetje për gjendjen shëndetësore të 83-vjeçarit, i shtruar në spital që prej 12 prillit, si pasojë e një sulmi në zemër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›