E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandela mbushi 93 vjet

Nga Express më 18 korrik 2011 në ora 17:30

Nelson Mandela mbushi sot 93 vjet.

Ai ditëlindjen e festoi me fëmijët e tij, nipërit, stërnipërit dhe mbi të gjitha me gruan e tij, Graca Machel, vejusha e presidentit të Mozambikut, Samora Machel, i cili vdiq në 1986 në një aksident ajror misterioz në territorin e Afrikës së Jugut.

Në të gjitha shkollat jug-afrikane, 12 milion fëmijë nga të gjithë racat kënduan këngën e famshme ’Happy Birthday’, për të përshëndetur ditëlindjen e fituesit të çmimit Nobel për paqe.

"Nelson Mandela ka qenë një model për një numër të madh personash në të gjithë botën dhe mënyra më e mirë për ta falënderuar për punën e tij është të punojmë së bashku për të tjerët për të sjellë ndryshime”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›