E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Evropa duhet të zgjohet

Nga Express më 18 korrik 2011 në ora 16:30

Koha është që Evropa të zgjohet dhe të gjejë një zgjidhje për krizën e borxhit në Greqi, e cila po kërcënon ta rrezikojë tërë eurozonën, deklaroi kryeministri grek Jorgos Papandreu, në intervistën për gazetën "Katimerini".

Papandreu në intervistë theksoi se Greqia do të arrijë ta kthejë borxhin e madh 350 miliardë euro me të cilin po përballet tani, duke shtuar se në vijim janë bisedimet për gjetjen e zgjidhjes së gjate për dalje nga kriza.

"Në këtë moment nuk ka vend për ata të cilët përhapin frikë dhe janë të bindur në mossukses", theksoi Papandreu.

Më 21 korrik në Bruksel do të mbahet Samiti i jashtëzakonshëm i BE-së në të cilin do të duhej të gjendet një zgjidhje e përhershme për nxjerrjen e Greqisë nga kriza, e cila po kërcënohet që të rrjedh edhe në vende tjera të eurozonës, para së gjithash në Itali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›