Gjenerali i ushtrisë së vdekur në TOB
Në kuadër të muajit kulturor Shqipëri-Kosovë në TOB do të mbahet dhe premiera e baletit Gjenerali i ushtrisë së Vdekur". Në një bashkëpunim shqiptaro-italian do të vihet në skenë një nga veprat më përfaqësuese të fondit shqiptar. Në këtë vepër janë të angazhuar të gjithë artistët e TOB dhe gjithë balerinët. Do të vijë në skenë një vepër krejtësisht origjinale, e cila është krijuar nisur nga vepra e gjeniut të letrave shqipe Kadare. Gjenerali i ushtrisë së vdekur" ka angazhuar për gati dy javë të gjithë balerinët në prova për të sjellë një vepër ashtu sikurse dhe premierat e denja të vëna në skenë gjatë këtij sezoni. Ata të cilët do të jenë solistë janë tashmë figurat kryesore të TOB Gerti Vaso dhe Enada Hoxha të shoqëruar dhe nga balerinët e tjerë si Esdalin Gorani dhe një kast tashmë i konfirmuar të balërinëve të TOB-it. Premiera do të vijë në skenën e TOB nëpërmjet një bashkëpunimi italiano-shqiptar. Koreografia vjen enkas nga Italia dhe do të shfaqet për publikun vetëm përmes punës së saj në datat 11,12,14 në TOB me veprëm më përfaqësuese të baletit shqiptar "Gjenerali i ushtrisë së vdekur.