Ilirët e vërtetë, nuk duhet ngatërruar me fantazitë e vjedhura sllave

Vështrim kritik mbi librin e ri të prof. Lucia Nadin, Shqiptarët në Venedik, mërgim e integrim (1479 1552) , Nga Agron Luka
Aty nga fund maji 1997, pata rastin të njihesha dhe të diskutoja personalisht me prof. Lucia Nadin, në Tiranë, meqenëse edhe unë isha marrë gjerësisht me këtë temë. Ajo më dhuroi disa nga punimet e saja, përfshirë edhe punimin e parë mbi gjetjen e Statuteve të Shkodrës, me Stemën heraldike të qytetit Komuna e Shkodrës dhe bashkë me to edhe një fotokopje të një Testamenti dhe Privilegje të Aleksandërit të Madh, akorduar ilirëve. (Studiuesit italianë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, bot. USHLG, 1997; prof. L. Nadin, prof. L. Za, Sugli antichi statuti della citta di Scutari, f 41-49) Herën e dytë, jemi takuar në Shkodër, me rastin e promovimit për botimin e librit të saj madhor Statuti di Scutari, giugno 2002, të cilin ma dhuroi personalisht dhe me autograf në Tiranë, pas një takimi në zyrën e dr. Moikom Zeqo, në MHK. Në librin e ri, Shqiptarët në Venedik, mërgim e integrim (1479 1552) prof. Nadin, porosit: ...studimet rreth marrëdhënieve mes Venedikut dhe Albanisë lypset të vijojnë. Këtu konkretisht do përqendrohem mbi tre çështje, mbi të cilat vërej se prof. Nadin nuk ka interpretuar drejtë e me objektivitet.
Mbi vendosjen dhe prezencën venedikase në Komunën e Shkodrës nga vitet 1390-1479
Nuk ka qenë viti 1396, kur Republika e Venedikut, e mori Shkodrën, ashtu thjeshtë e vetëm me atë marrëveshjen dhe shit-blerjen e pjesës feudale të Balshajve, siç i do qejfi historiografisë shqiptare! Ka mjaft dokumente që vërtetojnë se, qytetarët shkodranë kishin zhvilluar aty nga viti 1400, edhe disa traktativa bisedimesh, ku me tagrin e Komunës Qytetare të tyre kishin rënë në një marrëveshje me Shahin Beun e Shkupit, me kusht për të ruajtur autonominë e Komunës, kundrejt një shume të përvitshme prej 2000 dukatesh në vit. Unë do të shprehesha, po ashtu siç e kishin konstatuar edhe vetë rilindësit tonë republikanë të shek XV, se, më shumë përfitoi Republika e Venedikut dhe tërë Italia nga territoret albane, nga Komunat qytetare dhe nga lufta heroike e tyre në shek XIV-XV, se sa e kundërta. Mendoj se historiografia jonë, më shumë se sa për recetat e gatshme interpretative, alla filo italiane apo alla filo turke, ka më shumë nevojë për interpretimet e rregullta të dokumenteve që ekzistojnë dhe kështu edhe për zbulimet e reja arkivore.
Çështja e Testamentit dhe e Privilegjeve të Aleksandërit të Madh, akorduar ilirëve
Në librin e ri, prof. Nadin e ka ritrajtuar më gjerësisht dhe me prurje të reja, çështjen e këtij Testamenti dhe Privilegjeve të Aleksandërit, akorduar ilirëve (f 122-124). Mirëpo, megjithëse e pranon se treva iliro-albane-epirote dhe Shkodra kishin qenë realisht e historikisht, brenda rrethit trashëgimor të Aleksandërit të Madh, përsëri ajo ngul këmbë se ky testament dhe këto privilegje ishin hipotetike mbi bazën e një dokumenti të falsifikuar, si një dokument apokrif i përpunuar më vonë etj. (f 123). Unë mendoj se prof. Nadin, nuk ka të drejtë ta vendosë, Ilirinë dhe kryeqytetin e saj Shkodrën, në të njëjtën pozitë dhe raport të barabartë me falsifikimet e mëvonshme mesjetare sllave apo edhe ato italike, duke i futur të gjitha në një thes! Për sa i përket falsifikimeve e artificialiteteve fantazitë sllave, prof. Nadin ka plotësisht të drejtë. Por, për sa i përket ilirëve dhe Shkodrës më konkretisht, kam përshtypjen se Nadin e ka kaluar pak si lehtë dhe me ngut çështjen. Kam mendimin dhe sigurinë se prof. Nadin as nuk i ka lexuar fare vërejtjet tona. Po detyrohem, tia ribëj prezent prof. Nadin: a)Së pari: pavarësisht autorëve që ajo ka cituar si, Plutarku dhe Jul Valeri i i shek IV, të cilët ishin një bazë për një falsifikim të mundshëm me emrin e Aleksandërit të Madh, ka një burim e bazament të shkruar të Diodori i Siçelisë, ku ai theksonte shprehimisht: Në këtë vit, 324 p.e.r., erdhën në Babyloni të deleguar pothuajse nga e gjithë bota; një palë e përgëzonin mbretin Aleksandërin e Madh për fitoret e tij, të tjerë i ofronin kurora, shumë ndër ta i sillnin dhurata të çmuara, disa lidhnin me të marrëveshje miqësie e aleanca; më në fund disa erdhën për tu shfajësuar për akuzat që u kishin bërë. Të gjithë popujt, qytetet e sundimtarët e Azisë i paraqitën atij homazhe. Erdhën edhe shumë dinasti nga Europa dhe Libia...(Diodori, Bibliotheca Historica, Lib. XVI, 8, 690; Lib. XVII, 113, 1,2), b)Së dyti: ka edhe një bazament dhe burim të shkruar për një Testament dhe disa Privilegje nga Aleksandri i Madh, ende me gjalljen e tij, ku ai sugjeronte një lloj ndarje paraprake të territoreve. Kjo ndarje, sipas porosisë së vetë Aleksandërit të Madh, figuron e shkruar në Biblën e Vjetër, kështu: Aleksandri, biri Filipit, maqedonas... arriti deri në skajin e tokës e pushtoi shumë popuj... Atëherë u sëmur dhe e pa se po vdiste. I thirri oficerët e vet, bujarët që ishin rritur bashkë me të që në moshën e re dhe, ndërsa ishte ende gjallë ua ndau mbretërinë e vet. Ne e kemi ndjekur këtë pjesë të Biblës së Vjetër edhe në konfrontimin me realitetin historik dhe na ka rezultuar në përgjithësi i vërtetë. Prandaj, Zonja Nadin, për rastin tonë të ilirëve dhe të qyteteve ilire adriatike, ju nuk keni pasur as njohuri të sakta dhe as konkluzione më të arsyetuara! Ndoshta-ndoshta, juve ju ka mbajtur disi peng edhe krenaria italiane, sepse e kam konstatuar qysh në fillim se nuk ju ka pëlqyer ai formulimi: Aleksandri i Madh ua la si trashëgim ilirëve, tokat e bregdetit të Adriatikut italik nga veriu në jug, nga Aquiloni deri te Kepi Japigjia ku edhe tërë njerëzit e saj do të ishin të nënshtruar e si robër të ilirëve. Ju, qysh herën e parë deklaroheshit se, nuk kishit dijeni që Aleksandri i Madh kishte pasur të bënte me Italinë! Kurse ne ju sollëm disa ilustrime. Kështu ne shohim, te autorët antikë se, ilirët që ishin ndër aleatët e kontribuuesit kryesorë të fuqisë ushtarake të Aleksandërit të Madh, morën jo vetëm territoret e veta, por edhe mjaft territore e shpërblime të tjera. Ne i kemi analizuar gjerë e gjatë dokumentacionet e shkruara dhe skemi pse ti ripërsërisim këtu. Ajo që duhet nënvizuar fort në këtë pikë, dhe që ne e kemi avancuar më me kujdes se herën tjetër, është se, edhe sikur të kishte pasur për ilirët, ndonjë copë falsifikim-manipulim të një dokumenti, gjithsesi këto ngrihen mbi pretendime faktike dhe të justifikuara të kontributeve të ilirëve dhe në kronologjinë reale. Kështu pjesa ilire, e ilirëve të vërtetë, absolutisht nuk duhet ngatërruar me bllofet, kopjet artificiale e fantazitë e vjedhura sllave, siç në mënyrën jo realiste e antishkencore ka rënë në këtë batak prof. Lucia Nadin! Ndërkaq ne duhet ta vëmë në dukje mirë, edhe atë që gjithashtu nuk e ka vërejtur Nadin, se Statutet, përfshijnë edhe pjesë nga Statute antike të humbura edhe pjesë nga e drejta jonë zakonore gojore, siç e shohim edhe me atë Vendimin kolektiv të Pleqve të Shkodrës. Për një turp e një alarm kombëtar, e ngre zërin këtu se, Shkodrën në pjesën e ish qytetit poshtë, vetëm sa e kanë gërvishtur pak nga krosta aty-këtu, me nja tre-katër sezone sondazhe verore gërmimesh!
Çështja e Stemës Heraldike të Qytetit, Komuna e Shkodrës në shek XIV-XV
Është ngritur kaq herë kjo çështje, për të nxjerrë një stemë të re të Bashkisë nga ky bazamenti qytetar komunar republikan, por kjo ka rënë në veshët tërësisht të shurdhër dhe në disa shije orientale... Në lidhje me këtë, një grup autoritetesh shkencore dhe disa studiues e dashamirës qytetarë, me aprovimin dhe miratimin edhe të autoritetit shkencor W. Kamsi, i patën dërguar KBSH dhe BSH edhe një Kërkesë-Peticion për diskutimin dhe debatimin e kësaj çështje. Stema aktuale që mban BSh, ka qenë propozuar qysh më 1939, nga G. Valentini, mbi bazën e një monedhe të kohës së Balshajve. Mirëpo edhe në këtë rast, paraqitja origjinale është çtjetësuar, stilizuar e madje edhe deformuar, ku ylli i Davidit 6 cepash shndërrohet në 8 cepash edhe ngjyrat janë vendosur arbitrarisht si të klubit sportiv Vllaznia! Edhe dihet se Balshajt, duke qenë edhe si një familje e madhe numeroze, ka