"Jehona e kujtesës" Vëllimi që eksploron misteret e njerëzve

Letërsia bashkëkohore amerikane vjen këtë sezon me autorë të njohur
Letërsia bashkëkohore amerikane vjen këtë sezon në kryeqytet me emra autorësh të njohur, të cilët kanë sjellë pranë lexuesit botime të ndryshme. Histori, ngjarje,romanca etj, gjenden në stendat e librarive të kryeqytetit, të cilat i përkasin kësaj letërsie. Nga libraritë e Tiranës vërehet se autorë të kësaj letërsie janë ndër më të preferuarit për lexuesit.Një prej këtyre autorëve është dhe Richard Powers, i cili vjen në shqip me vëllimin e tij "Jehona e kujtesës", si vazhdimësi e kërkesës për të qenë sa më afër zhvillimeve të kulturës së kohës. Romani Jehona e Kujtesës është fitues i çmimit National Book Award i vitit 2006. Për këtë libër studiuesi Gjek Marinaj shkruan se: Në origjinën e zhvillimeve të kulturës së tij, lexuesi shqiptar edhe mund të mos e gjente të nevojshëm artin e përkthimit. Pavarësisht nga madhështia që zotëron në letërsinë e sotme amerikane shkrimtari Richard Powers, romani i tij Jehona e Kujtesës, mund të konsiderohej jo i nevojshëm. Këtu, kuptohet, është fjala për atë segment të historisë kur shkrimi nuk kishte për mision ruajtjen e zhvillimin e letërsisë, por mbajtjen gjallë të formave të tjera të komunikimit jetësor. Por sot, gjithmonë duke folur në planin krahasues të rëndësisë së një autori të huaj bashkëkohor, lexuesi ynë e ka ndoshta të domosdoshëm artin letrar të Powers. Nisur nga fakti se shumica e korifejve të letërsisë botërore janë shijuar në shqip në retrospektivë, vite e shekuj pas vdekjes së autorëve, mund të themi se Richard Powers është një pasuri e re dhe e rrallë, një risim serioz, një fat i mirë për letërsinë e kohës. E thënë ndryshe, letërsia e tij në jetën kulturore të lexuesit të sotëm mund të jetë e krahasueshme me rëndësinë e dikurshme të skripteve hieroglifike dhe kuneiformike, të cilat në kohët e lashta zëvendësuan piktografinë si domosdoshmëri për të bërë të kuptueshme disa nga format më të komplikuara të informacionit. Në këtë rrafsh qëndron edhe Jehona e Kujtesës. Romani sipas studiuesve vjen në shqip si një vazhdimësi e kërkesave të njeriut shqiptar për të qenë aktiv në kulturën e kohës. Jehona e Kujtesës, me vetë pasojat logjike që sjell, vë në pikëpyetje atë intonacion jetësor që e shohim të fillojë të distilojë motivin individual dhe brendësinë sociale në të cilën jetojmë, si rezultat i një kaosi të çuditshëm që reflekton përtej vetëdijes së vërtet- tek pyetja ndaj vetes: kush jam unë? Përgjigjja siç do e gjejmë më poshtë, merr jetë tek një farë frike, apo një farë bindje alarmante se shërbimet e njeriut në ulishtën humane ndodhen para shenjave të barazimit-ku në anën tjetër të tyre figuron shenja zero-zero, e cila nuk ka asnjë domethënie në këtë botë, shkruan më tej Marinaj. Autori Powers i vë në shërbim të lexuesit këto ide si dhe mendimet e tjera të tij për kohën dhe Amerikën e pas ngjarjeve të 11 shtatorit, nëpërmes një personazhi dominues, një 27-vjeçar, që pas një aksidenti automobilistik, futet pa trokitur në botën e çudirave të shkencës, të njerëzimit, dhe të mundësive të jetës së përtejshme. Powers gjen mënyrat më të përshtatshme dhe i vëmendshëm jep deklarimet e motiveve të tij për jetën, që paraqiten sa tokësore aq edhe jashtëtokësore. Perceptimet e tij ndaj shkakut edhe të efektit të vetë ekzistencës njerëzore në këtë dekadë, shpjegojnë thellë disa nga impulset që krijojnë dhe shkatërrojnë imazhet e një jete plot trazira e pikëpyetje. Libri vjen pranë lexuesit shqiptar me përkthim të Pirro Dollanit dhe me botim të shtëpisë botuese OMBRA GVG. Ky është libri i nëntë i Richard Powers, i cili e ka filluar karrierën në vitin 1985 kur pati botuar romanin e parë "Tre fermerë në rrugën e tyre për tek një vallëzim. Tre herë kandidat për National Book Critic's Circle Award. Ka fituar të dyja çmimet e Gjeniut (Genius) që jepen në Amerikë: MacArthur Fellowship dhe Guggenheim, si edhe Lannan Literary Award. Eshtë zgjedhur, gjithashtu, në Akademinë e Arteve dhe të Shkencës Amerikane. Ka fituar çmimin Corrington për përsosmëri në letërsi, si dhe çmimin letrar "Dos Passos".
Last Updated on Saturday, 28 February 2009 22:37