E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Degë e re për përgatitjen e mjekëve të urgjencës

Në fakultetin e mjekësisë në UT-së do të hapet një degë e re për përgatitjen e mjekëve të urgjencës. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, e cila ka deklaruar se ky kurs 4- vjeçar do të jetë një profil i specializuar për këtë shërbim. Numri një i shëndetësisë shqiptare, ka deklaruar gjithashtu se shërbimi i urgjencave do t'i nënshtrohet një reformimi. Dhe për këtë janë projektuar disa nisma konkrete, që kanë të bëjnë më përmirësimin e infrastrukturës, plotësimin me aparaturat dhe pajisjet e nevojshme, e po ashtu formimin e duhur professional. Ndërkaq ekipe mjekësh të specializuar dhe drejtues të shëndetësisë nga rajoni i Piemontes, Itali kanë nisur një kurs 1-mujor për trajnimin e mjekëve tanë të shërbimit të urgjencave. Janë rreth 50 bluza të bardha nga ky shërbim, të cilët madje do të shkojnë dhe në shtetin fqinj për t'u njohur me praktikat më të mira profesionale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›