Gjenerali që grindet me diplomatin
Autori i Lajmit: Nga Enver Robelli
Në ditët e fundit të jetës së tij në këtë botë Enver Hoxhën se zinte gjumi. Shokët dhe shoqet e Partisë Komuniste të Shqipërisë po ashtu si zinte gjumi – nga shqetësimi pse Enver Hoxhën se zinte gjumi. U mblodh me nguti Byroja Politike dhe vendosi tia gjejë një përrallaxhi (përrallëtar, sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe) xhaxhit Enver. Përrallaxhiu vinte çdo natë dhe i tregonte mesele shokut diktator, derisa këtë e zinte gjumi qetësisht. Një natë përrallëtari u vonua dhe Hoxha u zemërua. Kur hyri në rezidencën e Shefit të Madh përrallaxhiu tha se ishte vonuar për shkak se e kishte zënë shiu rrugës, e rruga, siç tha hapur, është e keqe, e arnuar, shpesh vështirë e kalueshme. Pasi e dëgjoi këtë shpjegim, Enver Hoxha ndërhyri i nevrikosur: „Një ditë të gjitha rrugët e Shqipërisë do të jenë të shtruara me qilima të kuq“. Përrallaxhiu sypatrembur si me humor ia ktheu: „Shoku Enver, mos ti ngatërrojmë rolet: Unë jam ai që tregon përralla këtu“.
Kjo anekdotë nga Shqipëria komuniste është e vlefshme edhe sot. Për shembull në Kosovë, sidomos kur i dëgjon duke folur dinjitarët e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit (EULEX). Që gati dy vjet flasin për sundim të ligjit, për luftim korrupsioni, për rrezikun që vjen nga krimi i organizuar, flasin edhe për nevojën urgjente që Kosova të jetë shtet funksional. Ka ardhur koha që këtyre bjerraditësve populli i Kosovës tu thotë: „Sa për përralla i kemi politikanët tanë, mos na lodhni bile ju nga Evropa Perëndimore“. E kemi edhe televizionin publik, pardon shtetëror, ku raportet dhe lajmet qethen dhe përgatiten sipas porosive me SMS të politikanëve. Janë edhe disa gazeta e gazetarë, që shërbejnë si dorë e zgjatur e pushtetit dhe jo si zëdhënëse të publikut. Pra, në Kosovë ka shumë përrallaxhinj, nuk duhet të importohen të tjerë nga Evropa, edhe pse këta mund të jenë më të sofistikuar.
Para pak kohësh kryeprokurori i EULEX-it, Theo Jacobs, tha se janë duke u hetuar „peshqit e mëdhenj“ dhe paralajmëroi arrestime. Pastaj doli e i ra moh fjalës së tij. Duke e ditur se peshku qelbet nga koka, në rastin e EULEX-it po shihet se problemet qëndrojnë te krerët e këtij misioni. Ta analizojmë, për shembull dhe shumë shkurt, veprimtarinë e gjeneralit Yves de Kermabon. Dëftesa e bëmave të tij në Kosovë është pothuaj e zbrazët. Ka prodhuar ajër të ngrohtë me disa fraza tashmë bajate për domosdoshmërinë e sundimit të ligjit. Sheshit shihet se ka qenë gabim i madh i përgjegjësve të Bashkimit Evropian në Bruksel që si shef i Misionit në Kosovë të emërohet një gjeneral pa asnjë përvojë në shtetndërtim dhe në projekte civile. Franca, vendi i lirisë, barazisë dhe vëllazërimit, vend i diplomatëve me përvojë, sigurisht ka pasur kandidatë të tjerë për të dërguar në Kosovë. Si pikë shndritëse në karrierën e tij Kermabon mund të përmendë pjesëmarrjen në operacionin „Barracuda“ në vitin 1979, përmes të cilit arriti të rrëzojë nga pushteti regjimin e Jean-Bédel Bokassas në Republikën Qendrore të Afrikës. Prejse Kermabon ka ardhur në Kosovë në qarqet diplomatike flitet për raportet e tensionuara të tij me shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe përfaqësuesin e veçantë të BE-së në Prishtinë, Pieter Feith. Arsyeja e tensionimit është sa qesharake aq edhe jobefasuese: një gjeneral francez nuk pranon asnjë urdhër apo këshillë nga një diplomat holandez. Çka është Holanda për Francën! Në vend të bashkëpunimit të ngushtë mes dy misioneve të BE-së në kurrizin e Kosovës zhvillohet një grindje, e cila e ka burimin te egoja e një gjenerali francez.
Taksapaguesit në Evropë, Këshilli i Ministrave dhe parlamentarët evropianë duhet ta dinë se Misioni më i madh i politikës së jashtme në historinë e BE-së, pra EULEX-i, vetëm është duke e menaxhuar status quo-në në Kosovë, pa bërë ndonjë punë të hairit. Duhet ta dinë në Bruksel – dhe për këtë ka dëshmitarë – se prokurorë të EULEX-it prej zyrave të tyre, përmes telefonit, u japin udhëzime personave të (pa)njohur se ku duhet të shkojnë të blejnë kondomë në Prishtinë. Nëse ky është prioritet i punës së EULEX -it, atëherë është mirë që populli i Kosovës të jetë i njoftuar, që të hapet së paku një fabrikë kondomësh. Vetëm për 16 muajt e parë për funksionimin e EULEX-it nga buxheti i BE-së janë ndarë 205 milionë euro. Përveç veturave të shtrenjta, të cilat zyrtarët e EULEX-it i parkojnë në trotuare, ky mision praktikisht nuk është i pranishëm. Java e shumë zyrtarëve fillon të martën, pasi të hënën pushojnë nga udhëtimi i fundjavës (në Selanik, Dubrovnik, Kotor), dhe përfundon të premten në mesditë, kur me vrap nisen ose drejt Greqisë ose drejt Aeroportit të Prishtinës me bindjen se duhet të largohen pak nga fisi tribal shqiptaro-kosovaro-multietnik. Kjo armatë zyrtarësh evropianë nuk i ndihmon Kosovës, por vetvetes. Kur u instalua EULEX-i në Kosovë shumë analistë të konflikteve dhe akademikë perëndimorë u entuziazmuan se tani, më në fund, Bashkimi Evropian po dërgonte një mision që do të rregullonte funksionimin e shtetit. Dy vjet më vonë këta akademikë mund të konstatojnë se EULEX-i ka shkruar shumë raporte të gjata, ka harxhuar shumë letër dhe në këtë mënyrë vetëm i ka dëmtuar pyjet.
Si rast grotesk për ilustrimin e krejt dështimit të EULEX-it mund të shërbejë i ashtuquajturi „rasti Bllaca“. Siç e dimë, Xim Bllaca doli në mes të rrugës dhe tha se ka marrë pjesë në 17 vrasje, tentativë vrasjeje, „plagesa“ (!) dhe sulme. Ai tha se ishte i gatshëm të shkojë në burg. E EULEX-i i tha: „Shko në shtëpi“. Këtu matet serioziteti i një misioni për sundimin e ligjit. Detyrë e tij është të sqarojë këtë rast. Populli i Kosovës duhet ta dijë: A është Bllaca dëshmitar dhe doras apo përrallaxhi, sikur ai tipi i Enver Hoxhës? Përgjigje duhet të japin institucionet e drejtësisë. Kur nuk japin ato përgjigje, atëherë smbetet gjë tjetër pos të brohorisim të gjithë së bashku: „Anarki, mirë se vjen“!
Taksapaguesit në Evropë, Këshilli i Ministrave dhe parlamentarët evropianë duhet të kërkojnë nga EULEX-i vendosmëri në luftimin e çdolloj kontrabande. Mos të presin se në këtë luftë, e cila duhet të nisë një ditë, do ta kenë aleate klasën e tanishme politike. Udhëheqësit e shtetit janë të zënë me biznese (i)legale, për njërin po punojnë djemtë, për tjetrin vëllezërit. Llogaria po del e majme. Xhepat po mbushen. Çfarë flasin publikisht liderët nuk ka të bëjë asgjë me realitetin. Për shembull thonë që Kosova do të jetë shtet modern, se do të luftojë këtë të keqe e atë krim. Por, askush nuk flet kur në një shtet të Evropës Perëndimore dënohen disa shqiptarë nën akuzën se nga një qytet i Kosovës (jo larg Prishtinës) kanë bërë kontrabandë nëpër Evropë hiç më pak se dy tonelata drogë. Taksapaguesit në Evropë, Këshilli i Ministrave dhe parlamentarët evropianë duhet të ballafaqohen me këtë pyetje: A dëshironi të keni një kancer të krimit në Evropë? A dëshironi ti besoni një policie që drejtohet nga Sheremet Ahmeti, i cili i bën poza opinionit me veturën e tij të re, të blinduar, të shtrenjtë, të bukur, të shpejtë? E, njëkohësisht ai nuk detyrohet të largohet nga posti për shkak të skandalit të padëgjuar në historinë e re të policive të rajonit: vjedhjen e drogës dhe dëshmive nga Komanda e Policisë!
Sigurisht patriotët e mbufatur sërish do ta akuzojnë Serbinë për të gjitha këto të liga! Fundja, a nuk ka edhe ky vend fqinj probleme me kontrabandën me drogë. Pa dyshim që ka. Megjithatë, diçka po lëviz në Serbi, ministri i Brendshëm së fundi i ka urdhëruar dy mijë policë të zhvillojnë një aksion kundër dilerëve të drogës. Policia po konfiskon pronat e narkobosëve. Në Kosovë diçka e tillë nuk po ngjet. Madje ka edhe diplomatë të Kosovës që deri dje kanë bredhur kot nëpër Evropë, të cilët thonë: „Krimi i organizuar është pjesë e zhvillimit të shoqërisë. Shikojeni Shqipërinë!“ Shumë mirë. Që tani populli i Kosovës mund të gëzohet me këtë specie diplomati: Ai do ta përfaqësojë Kosovën si i ka hije! Dhe nëpër kafene do të shesë dardha të kalbura patriotike, kur shtypi i pavarur i Evropës prek plagët e hapura të Kosovës, për të cilat po flet edhe ambasadori i Amerikës në Prishtinë. Por, përherë është më lehtë të sulmohen gazetat e Evropës sesa të kritikohet ambasadori amerikan. Në fund të mandatit të tij kryetari kroat, Stjepan Mesiq, kishte këtë porosi për Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit: Mos prisni sikur në 15 vjet për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, sepse çmimi që do të paguani do të jetë i tmerrshëm. Mesiqi që një javë është në pension. Ndoshta Yves de Kermabon do të duhej ta angazhonte si këshilltar. Kështu siç është EULEX-i më tepër është pjesë e problemit sesa e zgjidhjes së çështjeve me rëndësi për Kosovën.
robelli@bluewin.ch
Ky lajm është publikuar: 25/02/2010