E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prometeun “e mbërthyen” studentët e Akademisë

Autori i Lajmit: Redaksia
Në Teatrin Kombëtar është vënë dje shfaqja “Prometeu”, e Eskilit. Tragjedia e antikitetit grek erdhi me regji të Arbër Jakllarit. Shfaqja vihet në skenë nga studentët e regjisë në Akademinë e Arteve. Roli i Prometeut interpretohet po nga Arbër Jakllari. Në kor janë Oriana Cama, Xheni Demi, Endri Çela, Aldion Matarangasi. Balerinë ishin Endrit Klosi, Andia Mile, Ardit Logu, Elona Zyberi. Koreografia është e Armela Agës. Skenografia dhe kostumet të Sabri Bashës. Kamera dhe montazhi të Fatos Kalajxhiut. Kjo vepër e Eskilit nuk është vënë ndonjëherë nga ndonjë trupë shqiptare profesioniste.
Tragjedia
"Promoteu i mbërthyer" është një nga veprat më madhështore të Eskilit.
Kjo tragjedi është pjesë përbërëse e një trilogjie, dy pjesët e tjera të së cilës Prometeu zjarrsjellës dhe Prometeu i çliruar nuk janë ruajtur.
Sipas mitit, Prometeu krijoi me baltë njeriun e parë, i cili me kohë, u shumëzua, Qe të mos i linte në mjerim dhe padije, shkoi te qerrja e zjarrtë e Diellit (Helios), vodhi një shkëndijë të cilën e vuri në një kallam dhe këtë burim të zjarrit hyjnor ua solli njerëzve, Kjo e bëri Zeusin të tërbohet nga mëria, dhe të urdhërojë Pushtetin, Dhunën dhe Hefestin ta mbërthejnë Prometeun në një shkëmb në malet e Skithisë në Kaukaz. Këtu fillon dhe veprimi i tragjedisë që zhvillohet në atë vis të egër e të shkretë, ku nuk ka shkelur këmbë njeriu. Derisa Prometeu është duke u ankuar për këtë ndëshkim të padrejtë, dëgjohet frushullima e flatrave të nimfave oqeanike, që vijnë nga larg për ta ngushëlluar së bashku me babanë e tyre, Oqeanin, i cili i shpreh keqardhjen e heroit dhe orvatet ta bindë që të pajtohet me Zeusin. Por Prometeu pranon më mire të vuajë se sa ti përulet tiranit. Oqeani largohet.
Prometeu i tregon korit të nimfave Oqeanide të mirat që i ka sjellë njerëzimit.
Ndërkaq vjen Ioja, viktimë e Zeusit, të cilën gruaja e tij, Hera, e kishte shndërruar në mëshqerrë dhe e kishte detyruar të bridhte nëpër botë pa gjetur kurrë prehje. Prometeu, i cili ishte i pajisur me dhuntinë profetike për të njohur të panjohurën, i paraflet Iojës për vuajtjet e tjera që ajo do të heqë, dhe se si nga fisi i asaj do të lindë një hero shumë i fuqishëm, i cili do të çlirojë Prometeun nga vuajtjet. Këtu krijohet nyja që lidh tragjedinë me pjesën e tretë të trilogjisë Prometeu i çliruar.
Zeusi, i tërbuar nga qëndrimi i paepur i titanit, dërgon Hermesin për ta kërcënuar dhe detyruar ti zbulojë të ardhmen, por Prometeu hesht. Heshtja e tij shpreh më shumë se çdo fjalë urrejtjen për tiranin. Atëherë Zeusi nuk duron më dhe e gjuan me rrufe Prometeun, i cili groposet bashke me shkëmbin ku ishte mbërthyer, në fund të dheut.
Tragjedia "Prometeu i mbërthyer" është një vepër e mbushur me patosin e luftës për liri, me bukurinë e vetëflijimit:
Eskili
Eskili lindi në një fshat afër Athinës në Eleuzinë rreth vitit 525 para Krishtit.Ai i takonte një familjeje aristokrate.Eskili ka paskur një veprimtari shumë të gjerë letrare.Kohe kur jetoji ai u përcoll me zhvillime dramatike,qoftë në trajtën e luftës politike ndërmjet vetë grekëve,qoftë në përballje me persët. -Edhe vetë Eskili ka marrë pjesë në luftën kundër persëve. Ai pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Athinë,ndërsa vdiq në Gela të Sicilisë në vitin 456. Eskili ishte tragjediani i parë i madh i antikitetit grek. Eskili ka shkruar rreth 90 tragjedi nga të cilat janë ruajtur të plota vetëm 7, “Persët”, “Të shtatë kundër Tebës”, “Lutëset”, “Prometeu i mbërthyer” dhe Orestia, e cila përbëhet nga triologjia e përbërë
Agamemnoni, Koeforët dhe Eumenidët.

Ky lajm është publikuar: 25/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›