Greqi, të rinj manifestues përleshen me policinë
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Grupe të rinjsh hodhën gurë në drejtim të policisë, e cila iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dje në orët e para të pasdites në qendër të Athinës, në kuadrin e një manifestimi të mijëra personave, të cilët protestonin kundër masave të rrepta ekonomike të qeverisë greke.
Disa të rinj me kaska u përpoqën të largoheshin nga vargu i manifestuesve për tiu afruar hoteleve të mëdhenj në qendër të Athinës dhe policia përdori gaz lotsjellës për ti penguar, njoftoi një gazetar i AFP-së.
Përleshja me policinë
Rreth 300 të rinj, sipas policisë hodhën bomba Molotov në drejtim të policëve dhe shkaktuan dëme në disa dyqane përpara se të tërhiqeshin drejt universitetit të Athinës, shtoi burimi. Një person u plagos lehtë dhe u evakuua dhe një i ri u arrestua nga polica. Më tepër se 10 000 grevistë manifestuan dje në orët e para të mesditës në Athinë dhe rreth 7 000 në Selanik. Me rastin e grevës së përgjithshme kundër masave shtrënguese të marra nga qeveria socialiste për përballimin e krizës. "Të ndëshkohen spekulatorët" dhe "Njerëzit dhe nevojat e tyre janë mbi tregjet dhe përfitimet", ishin disa nga parullat e vendosura përgjatë trajektores së ndjekur nga grevistët në manifestimin e organizuar në kryeqytet nga Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve, GSEE, me një milion anëtarë dhe Federata e Funksionarëve Adedy, me 300 000 anëtarë, njoftoi një gazetar i AFP-së. Sipas një burimi policor, në manifestimin në Athinë morën pjesë rreth 10 mijë persona. Fronti i Luftës Sindikale, PAME, që vjen nga partia komuniste ultraortodokse, KKE, u ka bërë thirrje anëtarëve të tij të manifestojnë veç e veç dhe mblodhi mijëra militantë në Athinë. Greqia ishte pothuaj plotësisht e paralizuar dje nga greva e përgjithshme kundër masave qeveritare të shtrëngimit të rripit me qëllim zvogëlimin në mënyrë drastike të deficitit të lartë të vendit dhe që parashikojnë veçanërisht një ngrirje të pagave dhe një rritje me dy vjet të moshës mesatare të daljes në pension, që bëhet 63 vjeç.
Kërcënime për “elitën përgjegjëse”
Organizata e armatosur "Vullneti i Popullit", e cila konsiderohet si një nga grupet më të mëdha terroriste në Greqi, paralajmëroi dje se do të godasë "elitat" politike dhe ekonomike përgjegjëse për krizën financiare kombëtare. Në një deklaratë dërguar të përjavshmes "To Pontiki", që është publikuar dje, organizata terroriste merr përgjegjësinë e një atentati me bombë kundër zyrës së ministrit të Brendshëm Michalis Chrisochoidis, javen e kaluar. Bomba, që duhej të aktivizohej në distancë me anë të një telefoni celular, u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga forcat speciale duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Chrisochoidis, cilësohet nga grupi i armatosur si "gardiani i elitave politiko-ekonomike që janë përgjegjëse për krizën sistematike të kapitalizmit botëror dhe për tronditjen e Greqisë". "Vullneti i Popullit" paralajmëroi se në të ardhmen do të përdorë "metoda lufte më efikase për të goditur jo vetëm Chrisochoidis por edhe eprorët e tij, për shkak të pabarazive dhe padrejtësive". "Vullneti i Popullit", që konsiderohet pranë organizatës tjetër terroriste "Lufta Revolucionare" dhe është i vetmi grup aktiv grek që Shtetet e Bashkuara e kanë përfshirë në listën e organizatave terroriste. Ai u shfaq për herë të parë në vitin 2004 me një atentat me bombë kundër gjykatës në Larisa. Dhe ky ishte sulmi i parë në Greqi ku në një atentat u përdor shpërthimi i aktivizuar në distancë me një telefon celular. Pas disa sulmesh të tjera, në vitin 2009 grupi mori përgjegjësinë e një atentati kundër një ish-këshilltari të Jorgo Papandreut që ishte përfshirë në skandalin e kompanisë Siemens.
Ky lajm është publikuar: 25/02/2010