Përmbytjet, qeveria ringre Komitetin e Emergjencës
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Qeveria ringre Komitetin Ndërministror të Emergjencës Civile për të përballuar situatën e përkeqësuar në zonën e Shkodrës, si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, por dhe situatës së rënduar në Maqedoni.
Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, Kryeministri e ka vlerësuar situatën e krijuar, duke u shprehur se “Është e rëndësishme të marrim të gjitha masat mbi bazën e praktikës së suksesshme që u krijua në operacionin e parë dhe ta kapërcejmë këtë situatë emergjence, me dëmet më minimale të mundshme. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur çdo jetë njerëzore, çdo gjë të gjallë të mundshme, në rast se situata thellohet, ndonëse rënia e prurjeve ka përgjysmim, nga 3000 në 1500 m3/sekondë.
Vendimi
Këshilli i Ministrave vendosi dje ringritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile për të menaxhuar situatën përkeqësuar në zonën e Shkodrës, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, të cilat mbrëmë arritën në 3 mijë m3/sekondë, më të mëdhatë e shënuara këtë vit. Berisha u shpreh se Komiteti i Emergjencës do të fillojë nga funksionimi menjëherë. “Sërish, kemi një situatë emergjente. Para dy netësh, prurjet e të dy degëve të Drinit kanë arritur në 3 mijë m3/sekondë. Të jashtëzakonshme kanë qenë prurjet e lumenjve të Alpeve, si dhe ka një rritje të ndjeshme të Kirit dhe Gjadrit. Ndaj për tu përballur me këtë situatë të re është e domosdoshme të ngremë sërish Komitetin Ndërministror të Emergjencës, i cili duhet të nisë veprimtarinë që sot.”
Monitorimi në terren
Kryeministri Berisha tha se aktualisht ndodhen në zonë dhe po shqyrtojnë situatën Ministri i Brendshëm Basha, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë dhe komandantë të forcave të tjera. Kryeministri kërkoi marrjen e masave të menjëhershme për kapërcimin e kësaj situate me dëmet më minimale të mundshme. “Prurjet e mbrëmshme, - tha Kryeministri - që ishin më të mëdhatë e këtij viti, në 3000 m3/sekondë, kanë rënë, nuk janë në këto nivele, por në 1500-1400 m3/sekondë. Të tilla janë edhe prurjet e Komanit. Është e rëndësishme të marrim të gjitha masat mbi bazën e praktikës së suksesshme që u krijua në operacionin e parë dhe ta kapërcejmë këtë situatë emergjence, me dëmet më minimale të mundshme. Duhet të jemi energjikë, të vendosur, të mirëorganizuar. Të gjitha mjetet të spostohen drejt zonave potencialisht të mundshme për tu përmbytur, të bëhen të gjitha planet e evakuimit, të ndihmës. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur çdo jetë njerëzore, çdo gjë të gjallë të mundshme, në rast se situata thellohet, ndonëse rënia e prurjeve ka përgjysmim, nga 3000 në 1500 m3/sekondë, në rast se do të ketë reshje të tjera shumë të fuqishme, gjë që nuk besoj se do të jenë në rritje kaq të mëdha, por kjo nuk dihet. Në fakt, në sasi kolosale ka shkrirë edhe dëbora. Moti ka qenë shumë i thellë”.
Urdhri i Bashës:
“Të ngrihen kampingje”
Ministria ka urdhëruar ngritjen e tre kampingjeve, në Pemtar, dhe në Sukth të Dajçit si dhe në Bërdicë për strehimin e personave si dhe të bagëtive të lokaliteteve më të rrezikuara siç është Darragjati. Po kështu është urdhëruar vënia në funksionim e planit të masave me transportin ujor për ardhjen në ndihmë të banorëve të fshatit Obot në komunën Ana e Malit si dhe nisja e procedurave të evakuimit të banorëve dhe gjësë së gjallë në të gjithë pjesën e rrezikuar nga ky nivel dhe niveli i pritshëm i Bunës dhe i Drinit. Ministri Basha informoi se në Daragjat është dislokuar një togë e forcave të armatosura e cila po ndihmon në riparimin e argjinaturës e cila është vulnerabël.
Nisin shkarkimet në Fierzë,
3 mijë ha tokë nën ujë
Rikthehen dhe njëherë përmbytjet në zonën e Shkodrës, që në këtë fillim viti shkaktuan dëme të mëdha materiale tek banorët. Qeveria deklaroi dje se çdo instancë është në gjendje gatishmërie për të përballuar këtë gjendje emergjence që po krijohet dita ditës për shkak të reshjeve të shumta që kanë tej fryrë lumenjtë dhe liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Shkarkime në HEC-et e Vaut të Dejës, Koman dhe Fierzë. Kryeministri dhe ministri i Energjetikës theksuan se po punohet për planet mbi evakuimin e banorëve. Situata në Shkodër vazhdon të jetë kritike, ndërsa gjendja po shkon drejt përkeqësimit për shkak se rreth orës 16:10 është hapur tuneli i shkarkimit në hidrocentralin e Fierzës. Tuneli shkarkon 500 metër kub ujë në sekondë, ndërsa mësohet se deri tani rreth 3 mijë hektarë tokë janë zhytur nën ujë. Për fat të mirë ende nuk janë konstatuar shtëpi të përmbytura. Reshjet e shiut vazhdojnë të bien intensivisht, ndërsa niveli i ujit në Fierzë u rrit me 1.2 metër në krahasim me dje. Banorët kanë nisur të evakuohen duke u strehuar tek të afërmit e tyre edhe pse sërish në dispozicion të tyre është vënë konvikti i Shkodrës. “Situata e precipituar dhe e rrezikshme”- kështu e ka vlerësuar ministri i Brendshëm situatën në veriperëndim të Shqipërisë pas rritjes se nivelit të ujërave të lumenjve nga reshjet e ditëve të fundit. Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, mbërriti në Shkodër, orët e para të mëngjesit të djeshëm, për të inspektuar situatën e krijuar në këtë qark. Problematikë mbetet komuna e Dajçit, ku në fshatin Darragjat, që rrezikon të përkeqësohet nëse dëmtohet argjinatura dhe e tërë komuna mund të përjetojë përmbytjen e fillim janarit. “Evidentimi i menjëhershëm i zonave që rrezikohen nga rritja e vazhdueshme e prurjeve, dhe evakuimi i banorëve në këto zona. Marrja e masave për strehimin e banorëve. Riparimi dhe mbajtja në gjendje funksionale e argjinaturës në ato pjesë ku rrezikohet“ deklaroi Basha.
Ky lajm është publikuar: 25/02/2010