E Diel, 1 Nëntor 2026

John Kerry po provohet si sekretar i Departamentit të Shtetit Amerikan?

31-08-2012 / “Foreign Policy”

Një furtunë spekulimesh do tё shkaktojë edhe vendimi se kush do tё marrё postin e Sekretarit tё Shtetit nё mandatin e dytё tё Obama-ës. Për këtë arsye Presidenti Barak Obama ka zgjedhur Senatorin John Kerry të mbajë një fjalim të rëndësishëm mbi sigurinë kombëtare nё natën finale tё zyrtarizimit tё fushatës sё tij kombëtare, deklaroi gjatё ditës sё martё një bashkëpunëtore e fushatës për Foreign Policy; ajo shtoi se Kerry, kryetari i Komitetit tё Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe një kandidat shumë i përfolur për të zëvendësuar Hillary Klinton, kur ajo tё largohet nё vitin e ardhshëm, do të paraqesë tё enjten, me 6 shtator një segment të veçantë tё  programit duke u fokusuar në sigurinë kombëtare. Programi i 6 shtatorit do të mbahet në stadiumin e Bankën së Amerikës dhe do të përfundojë me Fjalimin e Obamës, duke pranuar propozimin e partisë së tij për një mandat të dytë. Kjo lëvizje është një reflektim i besimit në rritje të fushatës së Obamës në fushën e sigurisë kombëtare kundrejt një kandidati, Mitt Romney, i cili nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur sigurisë kombëtare dhe përvojës sё pakёt mbi politikën e jashtme. “Fushata elektorale e Kandidatit republikan ka lënë mënjanë sigurinë kombëtare në një përpjekje për t’u fokusuar dhe venë nё shënjestër të dhënat ekonomike gjatë administratës sё Obamës". Rekordi i Obamës mbi sigurinë kombëtare dhe veteranёt është mёse i qartё; këto përpjekje startojnë me përfundimin e luftës në Irak, ri-fokusimin mbi al-Kaedën dhe dobësimin e lidershipit tё saj dhe sigurisht impenjimin për kujdesin e burrave dhe grave në uniformë, kur ata tё kthehen në shtëpi .Këto çështje. do të luajnë një rol të rëndësishëm në të gjithë javën e Konventës Demokratike", tha zyrtari i Fushatës së Obamës. Kerry ka mohuar se synon postin e Klintonit, por njerëz tё brendshëm thonë se ai është pjesё e një liste të shkurtër, së bashku me ambasadorin e OKB Susan Rice dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Tom Donilon. Thuhet se Rice është favorite, pjesërisht për shkak të miqësisë shumëvjeçare me Obamën, qё daton qё në kohën e tij si senator. Persa i përket Donilon, shanset janë tё pakta. Kjo ndodhi kur ai u bë fokusi i akuzave ku thuhej se Shtëpia e Bardhё (nёn administratën Obama) ka lëshuar për qëllime politike tё dhëna tё klasifikuara mbi sigurinë kombëtare. Rice dhe Donilon nuk komunikojnë në konventë, por që nuk është një tregues i veçantё i mundësive tё tyre për promovim. Zyrtarët e sigurisë kombëtare tё pranishëm nё konventё nuk lejohet të angazhohen drejtpërdrejt në zgjedhjet e lidhura me aktivitete politike. Fjalimi Kerry në Charlotte është gjithashtu një mundësi qё i ofrohet fushatës së Obamës të “parandalojë” disa grupe veteranësh  të operacioneve të veçanta, tё cilët janë duke mobilizuar një fushatë për të sulmuar rekursin e tё dhënave kombëtare tё Obamës mbi sigurinë duke përdorur rrjedhjet e tё dhënave tё klasifikuara dhe duke e akuzuar për  “shtrëngimet” menjëherë pas vrasjes se Osama bin Ladenit. Kur Kerry kandidoi (por pa sukses) për president në vitin 2004, shërbimi i tij në Vietnam, gjatë të cilit ai u dekorua me tre zemra tё purpurta, u sulmua nga grupe tё mirёfinancuara si “Veteranët e të vërtetës”. Disa prej këtyre veteranëve janë të njëjtët qe po merren me organizimin e fushatës anti-Obama. Zyrtarё tё fushatës “Obama” e përshkruan Kerry-in si "një veteran tё dekoruar dhe si një kontribuues të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara". Në përgjithësi, mesazhi i Kerry-t do të paraqesë progresin qё ka bёrё administrata “Obama” në korrigjimin e asaj që demokratët e shohin si dështimet e politikës së jashtme të administratës së Xhorxh W. Bush dhe nëse Romney zgjidhet, atëherë Amerika do t’u rikthehet këtyre politikave. "Populli amerikan e ka kuptuar tashmё se Presidenti Obama ka qenë një komandant i fortë dhe ne jemi presim qё kёto çështje çështje të rëndësishme tё theksohen në konventë", tha zyrtari i Fushatës sё Obamës. "Senatori Kerry do të flasё për mënyrën se si presidenti ka rivendosur lidershipin e Amerikës në botë, ka  luftuar armiqtë tanë dhe ka nё plan të sjellë trupat tona në shtëpi nga Afganistani, ashtu siç ai e bëri nga Iraku. Ai do të ballafaqojë lidershipin e fortë tё Presidentit në këtë fushë me Mitt Romney, i cili ka përqafuar strategjinë “i vetëm”; politika tё pamatura qё nё të kaluarën kanё dobësuar pozitën e Amerikës në botë dhe na kanё bëre tё ndihemi më pak të sigurtё nё shtëpi”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›