E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shqipëria, me model ekonomik të suksesshëm

Kryeministri Berisha ka deklaruar se modeli ekonomik I ndjekur nga Shqipëria rezultoi i suksesshëm pasi i doli të përballojë krizën financiare globale.

Duke folur në konferencën vjetore të EFSE-së, kryeministri Berisha se disa nga arsyet e suksesit të modelit ekonomik të vendit tonë ishte edhe ulja e taksave dhe investimet të cilat bënë të mundur rritjen ekonomike.
 

“Shqipëria është një ekonomi e vogël por dinamike dhe entuziaste e cila fakton se gjatë kësaj krize të rëndë modeli i saj është funksionues. Modeli ekonomik i Shqipërisë bazohet tek një qeveri e vogël dhe mendoj se fakti që ky vend në periudhën e krizës sektori publik ishte 50 përqind më e vogël se vendet fqinje dhe kjo ishte një avantazh për sektorin privat të vendit” theksoi Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria ka kaluar nëpër vitet e një revolucioni të thellë fiskal i cili sipas tij ka nisur jo si i bazuar në parashkimin e autoriteteve për “cunamin” që do vinte por nga modeli i taksave të ulta.
“Ndërmorrën ulje të mëdha taksash si taksën e fitimit që shkoi rreth 150 përqind, në taksën e të ardhurave për person në 130 përqind, në taksat për sigurimet shoqërore në 100 përqind dhe tarifat u shndërruan në një euro dhe kjo ishte një nxitje për biznesin shqiptar” theksoi Berisha.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat edhe për zhvillimin e turizmit malor ndërsa shtoi se të gjithë ato biznese të cilat do të investojnë në këto zona nuk do të paguajnë taksa për 8 vjet. 

Duke iu referuar borxhit publik, kryeministri Berisha theksoi se fuqizimi i sektorit privat dhe zvogëlimi i portofolit të investimeve të qeverisë janë edhe mënyrat se si mund të ulet ky borxh.

"Kulmi i krizës ka kaluar, por borxhet janë bërë si fantazma financiare dhe kjo detyron dhe imponon qëndrim të ri, kërkon që qeveritë të bëjnë cdo gjë për dominuar dhe ulur ato, për vendin ka një rrugë, fuqizimin e sekrorit privat, kreditimi i tij më i madh”-tha Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha deklaroi se fuqizimi i sektorit privat, rritja e kreditimit përmes sistemit të mikrokredive dhe nxitja e sipërmarrjes janë kusht për shkëputjen e njerëzve nga varfëria.

Nga ana e tij Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar se futja e investimeve të huaja direkte në ekonominë tone mbetet një nga objektivat madhorë. Fullani duke analizuar kalimin me sukses të periudhës së krizës globale, që Shqipëria sipas tij e përballoi shumë mirë, pranoi se vendi dhe rajoni më gjerë ka nevojë të ngutshme për reforma strukturore.

“Objektiv madhor mbetet futja e investimeve të huaja direkte në ekonominë tonë, pa to rajoni do mbetet i vogël, i fragmentuar me potencial të ulët social e ekonomik me eksporte sporadike dhe me tregje me kosto të larta”- theksoi Fullani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›