Gjenocidi armen, Erdogan: Ligji francez shkel vlerat e BE-së
ANKARA - Kryeministri turk Erdogan deklaroi se ligji francez për gjenocidin armen shkel vlerat e Bashkimit Europian, ndërsa theksoi se për Turqinë ky ligj nuk ekziston.
Duke folur para grupit parlamentar të partisë së tij në Ankara, Erdogan tha se nuk kanë humbur shpresat që ligji francez të anulohet.
Kryeministri Erdogan bëri thirrje për masa të mëtejshme ndaj Francës. “Kjo është një padrejtësi edhe për historinë europiane dhe tashmë është një problem diskriminimi dhe racizmi”-tha Erdogan.
Edhe ministri i Jashtëm turk ka deklaruar se Ankaraja do të tregojë reagimin e saj në çdo platformë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)