E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhet e kohës së komunizmit, Shqipëria duhet të shlyejë 80 mln dollarë

TIRANE - Shqipëria duhet të shlyejë të gjitha borxhet e vjetra të komunizmit, një kusht që duhet plotësuar pas daljes së vendit tonë në tregun ndërkombëtar, nëpërmjet emetimit të eurobondit.

Ministria e Financave ka nisur negociatat me të gjitha vendet, me përjashtim të Maqedonisë, për shlyerjen e 80 milionë dollarëve, që është edhe pjesa e mbetur e borxhit të trashëguar.

“Kemi tentuar të negociojmë në kohën më të shpejtë të mundshme, aq më tepër në momentin e daljes së Shqipërisë në tregun e kapitalit të eurobondit u bë e nevojshme që ne të pastronim bilancin në mënyrë të plotë. Nga 230 milionë, deri tani janë shlyer 170 milionë.”- deklaroi drejtori i menaxhimit të borxhit publik në Ministrinë e Financave, Xhentil Demiraj.

Në kuadër të shlyerjes së borxheve të vjetra të komunizmit, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi edhe marrëveshjen për pagesën e detyrimeve ndaj Sllovenisë, me vlerë 3.5 milionë dollarë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›