E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet tërësisht një banesë në komunën e Dropullit

GJIROKASTER- Një banesë në fshatin Grapsh të komunës së Dropullit të Sipërm, në rrethin e Gjirokastrës, u dogj tërësisht paraditen e sotme.

"Shtëpia në pronësi të shtetasit Grigor Qirko ka marrë zjarr nga oxhaku i ndezur dhe nga pakujdesia e banorëve të saj", thanë burimet zyrtare policore nga komisariati i Gjirokastrës. Sipas policisë së Gjirokastrës, zjarri në banesë ka rënë rreth orës 10 e 30 minuta dhe ka djegur sende dhe orendi të shumta, por pa lënduar pjestarë të familjes.

Policia që ka shkuar menjëherë në vendngjarje si dhe zjarrfikset, po punojnë për minimizimin e dëmeve të këtij zjarri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›