E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdes, moti ftohet të premten! Shiu normalizoi qarkullimin

TIRANE-Kujdes mos hiqni dorë nga veshjet e trasha pasi rritja e ndjeshme e temperaturave dy ditët e fundit nuk do të zgjasë gjatë.
Parashikimi i motiti ne BalkanWeb tregon se të premten moti do të ftohet sërish me temperatura nën 0, ku më ekstremet do të shënohen në qarkun e Korcës me -10, kurse në zonat malore veriore deri në -6 gradë Celsius. Ndërsa në Tiranë, temperaturat më të ulëta duke nisur nga e Premtja do të shënojnë -2 gjatë natës, kurse më të lartat deri në 6 gradë Celsius.

Gjatë 2 ditëve të fundit rritja me disa gradë e temperaturave në ditët e fundit solli reshjet e shiut.
Kjo situatë solli dhe përmirësimin e qarkullimin të mjeteve në zonat veriore dhe juglindore të vendit, kurse disa zona të thella malore vijojnë të jenë të bllokuara si pasojë e trashësisë së madhe të borës.

Me problematike paraqitet situata në 4 fshatra të komunës Lekas në Korce, Tudas, Lavdar, Brozdovec dhe Mazrekë, të cilat janë të izoluara prej një muaji dhe ku dëbora arrin në trashësine 1 metër. Kjo konfirmohet nga kreu i kësaj komuna Shefki Mollaj, sipas të cilit banorët janë në pritje të ndërhyrjes për hapjen e rrugës, pasi nuk mund të kalohet as për situata emergjente. Ai bën të ditur për TvNews24 se për t’u lidhur me qendrën e komunës duhet të ecësh rreth 4 orë në këmbë. Gjithashtu ne këto fshatra mungon edhe energjia elektrike. Të bllokuara janë edhe fshatra të komunave Trebisht, Ostren, Lure e Kala e Dodes ne Diber, ndersa mbetet i bllokuar aksi Peshkopi-Librazhd. Situata në akset e tjera rrugore është e qetë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›