Korçë, sherri në lokal, arrestohet pas 3 muajsh 20-vjeçari
KORÇE - Policia e Korçës ka vënë në pranga 20-vjeçarin Andrea Kapurani, i cili së bashku me dy të rinj të tjerë akuzohet për plagosjen e 3 personave dhe të një punonjësi të policisë, gjatë një sherri pranë një lokali disa muaj më parë në Korçë.
Ngjarja ndodhi në 9 tetor të vitit të kaluar, ku të plagosur mbetën N.Samara, D.Metko dhe E.Shehu, si dhe ish-punonjësi i policisë Altin Fishka.
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj vëllait të të arrestuarit N.Kapurani 15 vjeç dhe 22-vjeçarit Daniel Muhameti.
Ndërkaq policia e Korçës ka arrestuar sot edhe 33-vjecarin Jani Kovaci, i dënuar me dy vite burg për plagosjen e rëndë me thikë të një personi.
(er.nu/news24/BalkanWeb)