E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgji, 10 mijë persona në protestë kundër presidentit Sakashvili

Tbilisi (start)-Rreth 10 mijë persona kanë protestuar sot në Gjeorgji, kundër presidentit të vendit Mihail Sakashvili. Mbështetësit e opozitës u hodhën në protestë, për të rritur presionin mbi qeverinë e tij pas dështimit ushtarak kundrejt forcave ruse.

Kjo protestë përkonte me përvjetorin e një sulmi të policisë mbi protestuesit e opozitës, ku policia hapi zjarr me plumba manovre, përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t'i dhënë fund protestave në disa ditore që zhvilloheshin para parlamentit në Tbilisi.

I mbështetur nga Perëndimi, Sakashvili erdhi në detyrë me "Revolucionin e Trëndafiltë" në vitin 2003 dhe me premtimin se do të konsolidonte demokracinë në ish-republikën sovjetike, por kritikët shprehen se ai nuk i ka përmbushur ato çka premtoi. Qeveritë perëndimore, përfshirë mbështetësen kryesore të Sakashvilit, SHBA-në, vazhdojnë të bëjnë thirrje për më tepër liri për median, gjyqësorin dhe opozitën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›