BE shpreh shqetësimin lidhur me raketat ruse në kufi të Polonisë
Paris (Start)-Bashkimi Evropian është shqetësuar nga vendimet e Moskës zyrtare lidhur me sistemin e mbrojtjes së raketave nga Rusia, i menduar ky për tu instaluar në një zonë kufitare me Poloninë. Presidenca e BE-së, prmes një njoftimi për shtyp ka shprehur shqetësimin e saj ku thekson se “shpreh shqetësimin e saj pas deklaratës së presidentit Medvedev ... për të dislokuar raketa Iskander në Kaliningrad". "Kjo deklaratë nuk kontribuon në krijimin e një klime besimi dhe për të përmirësuar sigurinë në Europë, në një kohë kur ne dëshirojmë një dialog me Rusinë lidhur me çështjet e sigurisë në të gjithë kontinentin", thuhej në deklaratë. Presidenti rus, Dmitri Medvedev premtoi sot se do të vendosë raketa në rajonin e Kaliningradit, një enklavë ruse që kufizohet në Poloninë dhe Lituaninë, anëtare të BE-së, si reagim ndaj planeve të SHBA-së për të vendosur një sistem mbrojtës antiraketë në rajon.