E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgji, Osetia Jugore voton për president

Njerëzit në rajonin separatist të Gjeorgjisë-Osetinë Jugore votojnë sot për liderin e tyre të ri, për të parën herë që kur Rusia njohi pavarësinë e këtij rajoni në vitin 2008.

Njëmbëdhjetë kandidatët po garojnë për votat e 70 mijë votuesve potencialë për presidentin e ri të vendit.

Moska zyrtare i ka siguruar mbështetje ministrit për situata emergjente, Anatoli Bibilov, i cili ka premtuar se do të ndalë përvetësimin e fondeve për rindërtim pas luftës me Gjeorgjinë.

Kushdo që fiton në këto zgjedhje do të përballet me probleme të thella- përfshirë mungesën e njohjes së Osetsië Jugore në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›