E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikën Berluskoni!

Ai shkoi mbrëmë në zyrën e presidentit të vendit Xhorxho Napolitano, ku i ka bërë të ditur vendimin e largimi.

Vendimi është pritur me brohorima në rrugët e Romës. “Palaço”, “Jashtë mafia nga shteti”, bërtisnin të pranishmit, të cilët u përpoqën t’i afroheshin makinave të autokolonës. Vendimi i largimit të Berluskont, i parapriu miratimi i ligjit për stabilitetin, me 379 vota pro, duke i hapur rrugën kështu krijimit të një qeverie kalimtare, që do të përpiqet të nxjerrë vendin nga një krizë e mundshme ekonomike.

Për drejtimin e qeverisë së re pritet të ngarkohet Mario Monti, ish-komisioner në Parlamentin Evropian. Anëtarët e dhomës së ulët votuan 380 pro kundrejt 26 jo, plus dy abstenime, pasi Senati aprovoi masat e paraqitura ditën e premte.  /Start/

                                                                                             2011-11-13 08:39
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›