Turqia kundër aksionit ushtarak në Iran

Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu ka thënë se spekulimet për çfarëdo aksioni të mundshëm të tillë do të destabilizojë gjithë rajonin.
“Jemi kundër intervenimit dhe besojmë se ai do të sillte deri te një destabilizim më të madh. Është e papranueshme që vendet, për të cilat dyshohet se posedojnë armatim nuklear krijojnë tensione të reja në rajonin tonë”, ka thënë ai, duke aluduar në Izraelin.
Reagimi i politikës turke vjen pak kohë pas spekulimeve se Izraeli mund të sulmojë Iranin, pasi që presidenti Shimon Peres fundjavën e kaluar paralajmëroi se një sulm i tillë është “gjithnjë e më i besueshëm” /L.F/Start/
2011-11-13 09:21