Gjeorgji dhuna ne burg shkakton protesta
Pamjet ku shfaqen të burgosur, të cilët abuzohen nga rojet e burgut në Gjeorgji, kanë shkkatuar protesta anti-qeveritare në vend. Oficerë me uniforma në burgun e Tbilisit janë filmuar teksa godasin të burgosur dhe i dhunojnë seksualisht.
Ministrja përgjegjëse për burgjet u detyrua të japë dorëheqjen, pasi pamjet u transmetuan në televizionin kombëtar. Ajo u shpreh se përpjekjet për të mbrojtur të drejtat e njeriut në burgje, kishin qenë të pamjaftueshme. Protestat janë zhvilluar gjatë natës në Tbilisi si dhe qytetin jugor të Batumit, thanë mediat gjeorgjiane. Në kryeqytet, protestues të inatosur kërkuan dorëheqjen e ministres Khatuna Kalmakhelidze.
Partia në pushtet tha se videoja ishte vepër e opozitës për të diskredituar qeverinë, para zgjedhjeve. Presidenti Mikhail Saakashvili shprehu shqetësimin pas transmetimit të pamjeve, duke premtuar se do të ndëshkohen përgjegjësit e këtij akti të shëmtuar. Videoja, vjen në kohën që Gjeorgjia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare në 1 tetor, të cilat cilësohen si testi më i rëndësishëm për demokracinë e vendit që nga revolucioni i kuq në 2004.
Sfidanti i presidentit është njeriu më i pasur i Gjeorgjisë Bidzina Ivanishvili.