E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita historike e Suu Kyi ne SHBA

Ka nisur me takimin me Hilari Klinton vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Aung San Su Ki. Ishte që nga viti 1990 që çmimi Nobël nuk shkelte në territorin amerikan. Në 17 ditët e saj të qëndrimit ajo do të marrë dhe medaljen e artë të Kongresit, që faktikisht I ishte dhënë që në vitin 2008 kur ajo ndodhej ende në arrest shtëpiak. Mes temave të diskutimit ka qenë dhe procesi i vështirë i demokratizimit që po ndodh aktualisht në Mianmar, i cili duhet të kalojë patjetër nëpërmjet heqjes së sanksioneve tregtare sipas San Su Kisë. Masa këto që kanë qenë të nevojshme në të kaluarën, për të bërë presion mbi diktaturën ushtarake ka shtuar, por aktualisht Mianmari ka nevojë të konsolidojë demokracinë në vend pa ndihma të jashtme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar disa herë se një nga kushtet për heqjen e sanksioneve do të ishte lirimi i qindra të burgosurve politikë. Pak orë para mbërritjes në Shtetet e Bashkuara të Aung San Su ki, Mianmar ka dhënë amnistinë për më shumë se 500 të burgosur. Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut ndërmjet tyre ka rreth 80 disidentë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›