E Diel, 1 Nëntor 2026

Rajs: Nuk ka dështuar procesi paqësor për Lindjen e Mesme

Procesi paqësor i Lindjes së Mesme nuk ka dështuar edhe pse gjatë këtij viti nuk do të arrihet marrëveshja, tha sekretarja amerikane e shtetit Kondoleza Rajs (Condoleezza Rice). Bisedimet kanë lëvizur përpara dhe ato do të sjellin përfundimisht krijimin e shtetit të Palestinës, tha Rajs pas një takimi me presidentin palestinez Mahmud Abaz (Mahmud Abbas) në Bregun Perëndimor. Abaz i bëri thirrje qeverisë së re amerikane nën drejtimin e presidentit të ardhshëm Barak Obama (Barack Obama) që të merret seriozisht me Lindjen e Mesme. Pas takimit me Abazin, Rajs ka udhëtuar për në Jordani ku do të takohet me mbretin Abdullah.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›