E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita fiton zgedhjet në Z. e Re

Kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark ka pranuar humbjen në zgjedhjet e përgjithshme dhe thotë se do të largohet nga posti drejtues i Partisë Laburiste. Partia Kombëtare të opozitës, që i përket qendrës së djathtë dhe që udhëhiqet nga John Key, ka fituar 45 përqind të voatve, kundrejt 34 përqind të votave që kanë marrë laburistët sipas rezultateve paraprake.

Zyrtarë të zgjedhjeve thonë se kjo fitore do t'i japë partisë Kombëtare dhe dy aletëve të saj më të vegjël, vende të mjaftueshme për të siguruar shumicën në parlament.

Fitorja e opozitës i jep fund nëntë vjetëve në pushtet të kryeministes Clark dhe laburistëve.

Z. Key tha se "qindra mijëra" vetë në mbarë vendin kishin votuar "për ndryshim'.

Znj. Clark tha se pranonte përgjegjësinë për rezultatin dhe se e konsideronte të përfunduar punën e saj si udhëheqëse e laburistëve.

Ajo tha se do të largohej nga posti derjteus i partisë dhe shtoi se priste që partai e saj të zgjidhte një udhëheqës të ri para Krishtlindjeve.

Rënia ekonomike në prag ishte një nga çështjet që dominoi fushatën elektorale.

Por analistët thonë se nga qeveria e re nuk prietn ndryhsime të mëdha në politikat që do të ndiqen.

Si laburistët, ashtu dhe opozita kishin premtuar zvogëlim taksash dhe shpenzime shtesë, mes drojës së kriza globale e kredive do ta prekë rëndë vendin.

Rreth 3 milionë vetë ishin regjistruar për të marrë pjesë në votim dhe sipas njoftime të para, pjesëmarrja ishte e lartë.BBC

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›