Gjeorgji, të shtëna mbi patrullat vëzhguese të OSBE
Oseti-Policia në Gjeorgji bëri të ditur se disa persona hapën zjarr mbi një mjet të monitoruesve ndërkombëtarë që po patrullonin në zonën e kufirit real mes Gjeorgjisë dhe krahinës separatiste të Osetisë së Jugut. Nga ngjarja nuk pati të lënduar. Zëdhënësi i policisë deklaroi se disa të plumba kishin goditur një automjet të blinduar të OSBE-së. Zona kufitare mbetet e tensionuar pas konfliktit pesë ditor që ndodhi në gusht, kur Rusia ndërmori një ndërhyrje ushtarake në krahinën separatiste gjeorgjiane të Osetisë së Jugut, që ka mbështetjen e Moskës.
Një zëdhënëse e OSBE-së konfirmoi incidentin. "Një incident ku pati të shtëna me armë mbi një mjet patrullues të OSBE-së ka ndodhur sot", deklaroi zëdhënësja, e cila shtoi se hollësitë po shqyrtoheshin.