E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamerun, 35 të vdekur në det

Yaounde-Si pasojë e mbytjes së një anije, të paktën 35 persona që po udhëtonin nga Nigeria drejt Gabonit mendohet se kanë humbur jetën. Anija u mbyt pranë brigjeve të Kamerunit, deklaruan burime nga flota kamerunase dhe një i mbijetuar. Aksidenti i sotëm ndodhi pasi një stuhi përmbysi varkën që transportonte 43 pasagjerë dhe ekuipazhin, gjatë prej të cilëve kanë shpëtuar. Ekuipazhi humbi kontrollin, varka u mbush me ujë dhe u përmbys", deklaroi për radion shtetërore të Kamerunit Emmanuel Akimba, një nga dy shtetasit nigerianë që shpëtuan.

"Ndërkohë që varka po mbytej ne u mbajtëm pas sendeve të lundronin në ujë deri sa erdhën disa anije peshkimi që na shpëtuan dhe na dorëzuan tek flota e Kamerunit", shtoi ai.

Vdekjet në det janë të shpeshta në Afrikën Perëndimore, nga ku çdo vit mijëra persona përpiqen të arrijnë brigjet evropiane, udhëtim i rrezikshëm që po shton pasigurinë e njerëzve duke përdorur varka shumë të vogla dhe të tejmbushura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›