E Diel, 1 Nëntor 2026

2 te vdekur dhe dy te plagosur. Shijak vrasesi I qellova gabimisht

Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pasi janë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në afërsi të Katër Rrugëve në Shijak të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21.00, ku katër persona që udhëtonin me një automjet fuoristradë Mercedes janë qëlluar me breshëri automatiku.

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se autori i ngjarjes është 25-vjeçari Emiljano Tema, i cili ka ngatërruar objektivin, pasi ishte vënë në ndjekje të shtetasve me iniciale I.K dhe S.T nga Shijaku, të cilët kishin një automjet të ngjashëm me atë të viktimave.

“Në datë 25 maj, rreth orës 21:20 i ka dalë përpara automjetit me të cilin udhëtonin katër shtetasit e mëposhtëm: Blerim Kërtalli 37 vjeç, Mariglen Avdullai 35 vjeç, Altin Brahimaj 27 vjeç dhe Altin Avdyli 34 vjeç të gjithë banues në Shijak. Për shkak të plagëve të marrë, megjithë ndihmën e dhënë shtetasit Blerim Kërtalli dhe Mariglen Avdullai kanë humbur jetën dhe dy shtetasit e tjerë ndodhen në trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Durrësit”- tha Ornela Çako, zëdhënëse e policisë së Durrësit.

Autori i ngjarjes Emiljano Tema është arrestuar pak orë pas ngjarjes në banesën e tij. Ai është person me precedent penal, i dënuar tre herë për plagosje, kërcënim me armë dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja ka zënë fill pasi ai ka qene duke luajtur me dy persona nga qyteti i Shijakut dhe në lojë e sipër kanë filluar një debat e më pas konfrontim fizik.

Pas kësaj ngjarje, Emiljano Tema ka marrë armën për t’u hakmarrë, por ka qëlluar gabimisht katër persona të tjerë që nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin e tij.

Aleks Kalemasi                    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›