E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgji, zbulohet grushti i shtetit

Tbilisi - Një grusht shteti ishte planifikuar në Gjeorgji për të rrëzuar pushtetin e Mikhail Sakashvilit. Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi bën të ditur se është zbuluar gjithçka e organizuar nga komplotistët, të cilët dëshironin destabilizimin e vendit.

Qendra e komplotit mësohet se ishte baza ushtarake në Mukhrovani. Gjithçka rreth këtij komploti bëhet e ditur vetëm një ditë para fillimit të stërvitjes ushtarake të NATO-s në Gjeorgji.

Forcat e sigurisë kanë arrestuar një person, ndërsa organizatori i puçit të shtetit është akoma në kërkim. Ai është ish-shefi i forcave speciale.

Sipas një zëdhënësi, qeveria gjeorgjiane ishte vënë në dijeni të këtij fakti që prej dy muajsh. Ministria e Mbrojtjes deklaron se grushti ishte planifikuar në koordinim me Rusinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›