Mitrovicë, përleshje midis serbëve dhe EULEX
Mitrovicë -Edhe gjatë ditës së sotme ka patur përleshje midis serbëve dhe policëve të EULEX-it. Përleshjet ndodhën në mëngjes, në momentin që serbët u përpoqën të kalonin kordonin e verdhë, kordon i cili ndan zonat serbe nga ato shqiptare. Nga lëshimi i gazit lotsjellës një banor serb ka mbetur i plagosur lehtë.
Për më shumë se një javë, serbët protestojnë në lagjen “Kroi i Vitakut”, duke kundërshtuar rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve, të cilët ishin larguar prej andej që pas luftës së 1999.
Për më shumë se një javë, serbët protestojnë në lagjen “Kroi i Vitakut”, duke kundërshtuar rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve, të cilët ishin larguar prej andej që pas luftës së 1999.