Obama i shpall luftë shmangies së taksave
Uashington-Presidenti Amerikan, Barak Obama i ka bërë të njohura planet për të mbushur disa boshllëqe në taksat për kompanitë amerikane që veprojnë jashtë SHBA.
Obama ka thënë se këto masa të cilat kanë shkaktuar shqetësime në komunitetin afarist amerikan mund të shpëtojnë rreth 200 miliarda dollarë gjatë dekadës së ardhshme.
Presidenti Obama ka filluar të bëjë të njohura më shumë hollësi rreth reformave të taksave të cilat ai i premtoi gjatë fushatës së tij zgjedhore për president.
Ai njoftoi një seri masash të cilat sipas tij do të rikthejnë balancën dhe drejtësinë në taksat amerikane.
Në njërin prej propozimeve më të debatuara, ai pritet të ketë në shënjestër edhe lehtësimet që ju bëhen kompanive amerikane në fitimet jashtë vendit, një pjesë e të cilave sipas ligjeve aktuale përdoret për investime për subvencione të huaja.
Obama thotë se kjo jo vetëm që e privon shtetin nga një burim i konsiderueshëm i të hollave por gjithashtu i motivon kompanitë amerikane që të kërkojnë një numër të punëtorëve jashtë Amerikës.
Deri tani president Obama nuk duket të ketë mbështetjen e komunitetit afarist rreth kësaj çështjeje. Dhoma e Ekonomisë Amerikane lëshoi një deklaratë ku kundërshton një masë të tillë, e cila sipas kritikëve thjesht që do të rrisë taksat ndaj kompanive në nivel jokonkurrues.