Liberalët rezolutë për njohjen e Kosovës
Vankuver -Komiteti Ekzekutiv i Internacionales Liberale, i cili zhvilloi punimet në Vankuver të Kanadasë, aprovoi njëzëri një rezolutë për Kosovën. Nëpërmjet kësaj rezolute, të paraqitur nga PLK-ja, apelohet te vendet të cilat ende hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës ta dinamizojnë këtë proces i cili është legjitim dhe i pakthyeshëm si dhe faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Liberal demokratët botërorë njëkohësisht kërkuan edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe të tërë rajonit si dhe fillimin e procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, NATO, OKB dhe në strukturat e tjera evroatlantike. Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i PLK-së Gjergj Dedaj, i cili është zgjedhur nënkryetar i Internacionales Liberale me seli në Londër. qik