Hackerat kosovarë sulmojnë fq e presidencës maqedonase
Shkup -Faqja zyrtare e presidentit të Maqedonisë, është sulmuar nga Kosova Hackers Group (KHG). Grupi i hakerëve që thuhet se janë nga Kosova kanë ndërhyrë në faqen e presidentit www.president.gov.mk, duke vendosur logon e tyre dhe duke bërë disa ndryshime brenda saj. Ndërkohë që, Hackerat kanë sulmuar edhe faqen zyrtare të Komunës së Ohrit.
IT specialistët theksojnë se faqet e internetit të institucioneve shtetëror nuk janë të siguruara mirë dhe ato mund të sulmohen lehtë nga hakerët. Për tre ditë me radhë faqja e presidentit ka qenë e pandryshuar, ndërsa bllokimi i saj është bërë vetëm ditën e sotme. Në faqen e komunës së Ohrit vazhdon të qëndrojë KHG. Programuesit dhe specialistët e kësaj fushe theksojnë se këto grupe të hakerëve synojnë promovimin e tyre. ina/start