E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonasit braktisin Greqinë, pushime në Shqipëri

Autori i Lajmit: red.
Mediat bullgare bëjnë të ditur se mbi 88% e maqedonasve preferuan të kalojnë pushimet verore në Shqipëri. maqedonasit abandonuan Greqinë për shkak të konflikteve me emrin, Malin e Zi për shkak të çmimeve dhe Bullgarinë pasi nuk lehtëson çështjen e vizave. Maqedonasit kanë preferuar këtë vit bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e verës. Agjencia bullgare e lajmeve Fokus fen duke iu referuar lajmeve nga burimet greke të informacionit bën të ditur se janë mbi 100 mijë qytetarë nga Maqedonia që kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin më të preferuar për pushimet verore. Sipas të njejtit burim maqedonasit kanë braktisur si brigjet greke, malazeze ashtu edhe ato bullgare. Largimi nga Greqia ka ardhur pas rritjes së tenisoneve mes dy vendeve lidhur me çështjen e emrit si dhe disa konflikteve sporadike me të cilat kjo çështje është shoqëruar. Ndërkohë maqedonasit nuk kanë preferuar as bregdetin malezez për shkak të çmimeve tepër të larta aplikuar për këtë sezon veror. Ndërkohë Bullgaria bëhet pak e frekuentuar për shkak të vizave Agejncite turistie njfotojnë se gjatë korrikut numri i pushuesve maqedonas në Shqipëri arriti në rreth 100 mijë por kjo shifër pritet të jetë më e madhe gjatë gushtit. Turistët nga shteti fqinjë, qoftë maqedonas apo shqiptarë nga Maqedonia vazhojnë të dynden kryesisht në Durrës, por jo më pak fluks ka patur edhe në Vlorë dhe Sarandë.
Mjafton një udhëtim në bregdetin shqiptar për të vënë re makinat e shumta me targa të Shkupit, Gostivarit apo Kumanovës, që udhëtojnë në rrugët shqiptare këto ditë të nxehta vere. Nëse do të bësh plazh në bregdetin e Durrësit, që nga stacioni i parë e deri te Shkëmbi i Kavajës, kudo mund të rastisësh shtetas maqedonas, që këtë vit janë të shumtë në numër. Pak prej tyre dinë shqip, pasi nuk janë shqiptarë të Maqedonisë.

Vërshojnë maqedonasit, 182 mijë për 7 muaj
Dyndja e shtetasve të ish-Republikës së Jugosllavisë vihet re në fakt edhe nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Brendshme rreth numrit të turistëve në vend. Sipas shifrave zyrtare, numri i maqedonasve që ka hyrë në vend nga 1 janari deri në 31 korrik është rreth 182 mijë, ku më shumë se gjysma mendohet të kenë hyrë gjatë korrikut. Marrëdhëniet e acaruara midis Shkupit dhe Athinës, për shkak të emrit të Maqedonisë, kanë detyruar shtetasit maqedonas që këtë vit ta braktisin Selanikun dhe plazhet e tjera të Greqisë. Po kështu, edhe çmimet e shtrenjta në qytetet bregdetare të Malit të Zi, si dhe taksat për të huajt dhe automjetet e tyre që ka vendosur këtë vit ky shtet, janë një tjetër arsye që ka detyruar pushuesit maqedonas të mendohen dy herë. Edhe çmimet më të lira, mungesa e taksave shtesë, mungesa e vizës në kufi dhe infrastruktura drejt përmirësimit në Shqipëri, janë disa prej arsyeve që së bashku me bukuritë e bregdetit tonë tërhoqën më tepër këtë vit pushuesit maqedonas. Sipas përfaqësuesve të disa prej agjencive turistike në kryeqytet, numri i turistëve nga Maqedonia pritet që të shtohet sidomos gjatë këtij muaji.

Maqedonasit, 82% më shumë turistë
Sipas të dhënave nga pikat kufitare, në Shqipëri kanë hyrë rreth 82% më shumë maqedonas gjatë muajve qershor-korrik 2008 se e njëjta periudhë e një viti më parë. Nëse në qershor-korrik të vitit të kaluar numri i maqedonasve që kaluan kufirin ishte rreth 53 mijë, gjatë këtyre dy muajve të këtij viti kanë hyrë rreth 96 mijë. Në total, nga janari-korrik numri i të huajve, emigrantëve dhe pushuesve ka qenë rreth 2.2 milionë vetë. Deri në qershor të këtij viti rezulton se të ardhurat nga turizmi i kanë kaluar 1 miliard euro, duke u kthyer në burimin e parë të furnizimit të vendit me valutë. Ky shërbim mbetet kryesori me të cilin mund të konkurrojmë në rajon, duke futur si element të kësaj gare edhe shqiptarët etnikë që jetojnë në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi. Potencialet mbeten të mëdha, duke pasur parasysh edhe shifrat e reja që vijnë nga doganat, ku gjatë 2 muajve të fundit është konstatuar një dyfishim i turistëve nga Maqedonia. Gjatë periudhës janar-qershor, vendin e vizituan rreth 900 mijë persona. Nga të dhënat e sektorit të statistikave pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, rezultojnë se nga këta vizitorë, 81% janë turistë pushues, 10% vizitorë të bizneseve profesionale, 4% vizitorë ditorë dhe 4% të ndryshëm. Edhe turizmi kulturor ka pasur zhvillim, pasi në këtë periudhë ka pasur vizitueshmëri të lartë Butrinti, Gjirokastra, Apolonia, Berati etj., duke bërë që Shqipëria të njihet dhe të vlerësohet në botë.

Imobiliarët: Interes edhe për blerje
Përveç pushimeve në Shqipëri, maqedonasit janë duke kërkuar edhe një banesë të qëndrueshme në bregdetin tonë. Sipas të dhënave nga agjentët imobiliarë, janë të shumtë në numër ata maqedonas që po kërkojnë të blejnë një shtëpi pranë plazheve shqiptare.
"Çdo ditë kemi fluks turistësh nga Maqedonia që interesohen për çmimet këtu në zonën e plazhit", thotë një punonjëse e një prej agjencive pranë plazhit të Durrësit. Ndonëse sipas saj, ende nuk ka blerje të shumta, interesi është në rritje. Të parët që po guxojnë të blejnë janë shqiptaro-maqedonasit, disa prej të cilëve janë bërë tashmë pronarë shtëpish. Agjentët imobiliarë e ndajnë Durrësin në 3 zona, bazuar në cilësinë dhe vendndodhjen e apartamenteve. Zona A, ku përfshihen apartamentet popullore, pa ndonjë urbanistikë apo mjedis të veçantë, të cilët kryesisht blihen nga njerëz me të ardhura më të pakta, pasi çmimet luhaten 450-550 euro/m2.
Ky lajm është publikuar: 11/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›