Permbytjet ne Spanje rritet numri i viktimave

Ka shkuar në 10 numri i viktimave nga përmbytjet që kanë përshirë Spanjën jugore, si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm.
Fuqia e ujërave përmbysi makinat, mbylli rrugët, dëmtoi shtëpitë dhe qindra qytetarë janë të detyruar të largohen nga pronat dhe banesat e tyre. Zonat më të goditura janë krahinat e Malagas, Almerias dhe rajoni i Murcias.
Ne qytetin e Gandias, një tornado shkaktoi plagosjen e 35 personave, 15 prej te cileve jane rende.
Të paktën 600 njerëz evakuan nga shtëpitë e tyre në rajonin e Andalucia, i cili përmban Malagan dhe Almerian.
Agjensia Meteorologjike e Spanjës tha se gati 245 litra ujë për metër katror, kishte rënë vetëm të premten në mëngjes.