Inspektori zgjidh grindjen me plumba
BERAT- Nuk ka arritur ta zgjidh konfliktin mes dy banoreve ne rruge ligjore, polici ushtron dhune dhe qellon ne ajer me pistolete. Nje inspektor zone eshte denoncuar ne prokurori pasi gjate nje konflikti te ndodhur ka terrorizuar banoret duke dhunuar nje qytetar dhe qelluar me arme ne ajer. Ngjarja e paprecedente ndodhi pasditen e djeshme ne fshatin Kutalli te rrethit te Beratit, nderkohe qe ndaj inspektorit te policise eshte ngritur akuza e "veprimeve arbitrare". Burime te komisariatit te policise bejne me dije se pasditen e djeshme eshte mre informacioni per nje konflikt te ndodhur ne qender te fshatit te larget Kutalli. Kryeplaku i fshatit Gorican, komuna Kutalli, Mynyr Gjozi, mesohet se pas nje konflikti me Pellumb Vrapin, banor i fshatit, ka kerkuar ndihmen e policise. Shkak i konfliktit mesohet se eshte bere Pellumb Vrapi, i cili nuk i eshte bindur sipas policise, thirrjes nga ana e inspektorit per te sqaruar problemin mes kryeplakut te fshatit dhe tij. Shkak e konfliktit eshte bere kerkesa e kryeplakut Gjozi qe bashkefshatari i tij, Vrapi te mos punonte tokat ne fshatin Gorican. Pa dhene shpjegime, kryeplaku mesohet si i kerkonte traktoristit te mos ushtronte aktivitetin privat, ndersa me mjetin e tij punonte tokat e fermereve. Gjozi i ka thene se keto siperfaqe kishin probleme pronesie, por nuk ka dhene shpjegime te tjera. Kryeplaku gjate grindjes me fermerin mesohet se ka dhunuar kete te fundit dhe ne kete konflikt mesohet se ka nderhyre dhe vete inspektori i zones, prezent ne vendin e ngjarjes. Ky i fundit mesohet se ka nderhyre ne mosmarreveshje dhe ka nisur te dhunoje fermerin fizikisht, madje ka qelluar me arme duke terrorizuar banoret. Pas ketij konflikti inspektori i policise mesohet se eshte larguar nga vendi i ngjarjes, nderkohe qe i demtuari Vrapi eshte shoqeruar ne komisariat. Pasi eshte pyetur rreth ngjarjes, Vrapi eshte lene i lire vetem pas disa oresh dhe menjehere ka ngritur padi ndaj punonjesit te policise H. T. Sipas fermerit Vrapi, ai eshte dhunuar fizikisht pa asnje motiv nga ana e punonjesit te policise dhe per kete shkak ka ngritur nje padi ne organin e Prokurorise Berat. Vrapi gjithashtu ka akuzuar uniformat blu se e kane lene pa ndihme mjekesore dhe ka rrefyer te gjithe historine per gazeten "KJ". Ndersa vete i demtuari ka bere nje vizite ne spital pas lirimit dhe ka marre nje raport mjekesor.
Asnje mase ndaj efektivit
Policia e Beratit deklaroi dje se nuk ka marre asnje ankese per kete rast dhe nuk ka pasur dhune fizike ndaj pretenduesit, duke shpjeguar se ai eshte grindur me kryeplakun dhe jo me efektivin. "Nga ana jone po kryhen hetime per kete rast, ndersa ndaj inspektorit te zones se Kutallise nuk eshte marre ende asnje mase, pasi nuk rezulton qe te kete kryer shkelje", thane burime zyrtare per gazeten "Koha Jone". Kurse per ankesen e Pellumb Vrapit se nuk i eshte dhene trajtim mjekesor, uniformat blu e cilesuan te pavertete, pasi sipas tyre ai eshte liruar menjehere pas shoqerimit dhe nuk ka pasur situate emergjence pas sherrit me kryeplakun. "Inspektori ka vepruar per te zgjidhur konfliktin ne zone", thane burimet.
Eriola Hazizolli