E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre vatra zjarri, Tirane dhe Librazhd

TIRANE - Zjarret nuk kane munguar dje, ku pervec kryeqytetit, ka pasur flake dhe ne Librazhd. Ne kete te fundit, jane riaktivizuar vatrat e zjarrit. Ne Tirane, dje ka pasur dy zjarre, nje ne Vore, ku eshte djegur nje banese, nderkohe qe flake kane rene dhe ne pallatin e KESH-it, ku kane qene te vendosura pajisjet e kompanise "Abissnet". Dy dite me pare rreth ores 15:00, ne rrugen "Sami Frasheri" ne pallatin e KESH-it, ka rene zjarr. Ne vendngjarje kane mberritur forcat policore dhe zjarrfikesit. Nga hetimet doli se flaket kane rene ne katin e I, te pallatit, ne nje qender interneti. Ketu ishin te vendosura pajisjet elektrike te kompanise "Abissnet". Nderkaq korrespondenti i "KJ", ne Elbasan, ka bere te ditur se, ne Librazhd zjarri ka perfshire nje pyll ne fshatin Floq te komunes Orenje. Vatra eshte konstatuar nga banoret rreth ores 11:00. Per shkak te terrenit zjarrfikeset e kane pasur te pamundur ti afrohen vatres. Per shuarjen kane ndihmuar banoret, zjarrfikesit dhe policia pyjore etj. Pas dy oresh zjarri eshte vene nen kontroll. A. C. / F. S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›