E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbin jeten Besim Gjata 62 vjec dhe Sulejman Doko, 75 vjec

Dy te veteflijuar nga depresioni ne Tirane dhe ne Berat

TIRANE - Dy persona kane humbur jeten duke u veteflijuar. Nje nga ngjarjet ka ndodhur me Berat ku nje pacient nuk ka duruar dot semundjen, nderkohe qe nje i moshuar me probleme depresioni i ka dhene fund jetes ne Tirane. Keshtu ne oret e vona te dy diteve me pare, ne fshatin Baldushk, Besim Gjata 62 vjec, i ka dhene fund jetes duke u vetevarur. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Mumajes, ne komunen e Badushkut. Policia qe ka mberritur ne vendin e ngjarjes ka bere te ditur se, viktima eshte gjetur i vetevarur ne nje peme ne afersi te baneses se tij. Nderkohe qe dje ne mengjes, nga ballkoni i Spitalit te Beratit eshte vetehedhur Sulejman Doko, 75 vjec. I moshuari eshte hedhur nga kati i trete i spitalit ku kishte shkuar per tu kuruar nga nje semundje neurologjike. Doko, mesohet se u hodh nga kati i trete i repartit te Pathologjise ku ndodhej per kurim qe prej tre ditesh. Ai eshte pare dje ne mengjes te dilte nga dhoma e tij dhe ka shfrytezuar nje dritare qe ndodhej ne korridor, nga ku eshte hedhur duke gjetur vdekjen e menjehershme. Viktima eshte banor i fshatit Lumas ne Berat ishte i shoqeruar nga familjaret. Mjeket neurologe te cilet kishin shtruar ne spital te moshuarin per ta pasur nen kujdes mjekesor. A. C. /E. H

Bathore

Vazhdojne ende hetimet ne lidhje me vetevrasjen e te riut, ne lagjen numer 1, te Bathores dy dite me pare. Burime te policise, kane bere te ditur se ende nuk kane dale ne nje perfundim per vetevarjen e Rifan Drizes. Dyshimet me te medha jane se 16-vjecari i ka dhene fund jetes per shkak te gjendjes se rende ekonomike ku ndodhej familja e tij, pas vdekjes se babait te adoleshentit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›