E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjergj Leka në karaoke, me Sonin e NRG

 

Rikthim në Tiranë edhe për kompozitorin Gjergj Leka, i cili ka kaluar pushime tejet të zgjatura verore. Ai është parë të enjten në mbrëmje në shoqërinë e disa miqve artistë, tek festonte në “Style Club Mariott”, ndërsa festohej rikthimi në Tiranë i “Magic 4 Karaoke”, pas kthimit nga sezoni i verës në Dhërmi. Gjergji është fotografuar në një tavolinë me Sony NRG, ku janë dëfryer në zhurmën e natës karaoke, me këngë shqiptare. Gjergj Leka kur nisi pushimet, e pohoi vetë se mund të kthehej vetëm në shtator. Nuk dihet ende në shoqërinë e kujt vajze, ka kaluar pushimet këtë herë kompozitori, i cili njihet për eksperiencat e shumta që ndoshta do ta mbajnë gjithnjë të ri.E rëndësishme është që ai hyn në meshkujt e klikuar nga femrat. Edhe pse po iu afrohet 45-ve, nuk mund ta fshehë që është një “don zhuan” i pandreqshëm. I apasionuar pas muzikës dhe femrave, ai rikthehet kësaj here ndoshta me plane të reja në muzikë, edhe pse fundjavat e tij janë totalisht argëtim dhe sidomos karoke, ku nuk ka munguar as kësaj here, në ceremoninë e rikthimit në kryeqytet të “Magic 4”. Në këtë natë karaoke që ka vazhduar deri në mëngjes, duket se është kthyer në modë edhe për vetë këngëtarët. Kështu janë parë të këndojnë dhe, Rozana Radi, Fabi i “Produkt 28”, Iva Mera, Olta Gixhari, Endri dhe Stefi, Bert Dumani, Jonida e “Big Brother”, por dhe Drini Zeqo e Desada Metaj, të cilët e frekuentojnë jetën e natës gjithnjë bashkë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›